Teknologji e Instalimeve Elektrike

Programi përgatit profesionistë në zbatimin e metodologjive në fushën elektrike në banesa dhe industri, në zhvillimin e eksperimenteve dhe analizimin e rezultateve të tyre, thellimin e aspekteve teoriko – shkencore, për administrimin, projektimin dhe optimizimin e sistemeve me kompleksitet të lartë.

• njohuri tekniko-praktike që kërkohen nga fusha të ndryshme të aplikimeve të elektrikes;

• aftësi për zgjidhjen e problemeve elektrike dhe për t’u përshtatur me lehtësi me evoluimin e vazhdueshëm të teknologjisë;

• njohuri të thelluara në aspektet metodologjike dhe aplikative si dhe të jenë në gjendje t’i përdorin këto njohuri për të interpretuar problemet e ndryshme në praktikë;

• eksperiencë praktike profesionale për të pasur sukses në tregun e punës.