Këshilli i studentëve

KPT inkurajon pjesëmarrjen e studentëve në vendimmarrjen e organeve drejtuese të tij, organizimin e lirë, dhe shprehjen e organizuar të mendimit të tyre.

KPT e vlerëson cilësinë e jetës studentore si një element të rëndësishëm të cilësisë së tërësisë së aktivitetit të tij si IAL. Për këtë arsye, KPT synon dhe investon të sigurojë një ambient sa më miqësor, të shëndetshëm dhe bashkëpunues me studentët, ku studentët kanë të drejtë të përfaqësohen dhe të shprehen.

Këshilli i studentëve është organizëm i pavarur i studentëve të KPT, i zgjedhur në mënyrë demokratike nga vetë studentët dhe përfaqëson interesat e tyre.

Ai realizon dhe mundëson pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinon përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të KPT, në strukturat mësimore dhe të shërbimeve.

Këshilli i studentëve shpreh mendime dhe propozime për probleme me interes të përgjithshëm të Kolegjit, si për planet dhe programet e studimeve, rregulloret për veprimtaritë mësimore, të drejtën për të studiuar, cilësinë e shërbimeve, zhvillimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, artistike, sportive etj.

Këshilli i studentëve zgjidhet çdo 2 (dy) vjet nga votat e studentëve, një përfaqësues për çdo program studimi dhe vit studimi.

    Alesja Xhixha – Administrim

    Zyre Vlasios Biti – Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit

    Xhenis Sulollari – Elektro Mekanikë

    Elton Tafani – Teknologji Ajrimi dhe Kondicionimi

    Mario Bregasi – Database dhe Web Design

    Behar Daci – Gjeodezi