Kush jemi

Kolegji Profesional i Tiranës u themelua më vitin 2015, si risi e veçantë në fushën e arsimit të lartë.

Ortakët themelues që i dhanë jetë projektit të Kolegjit Profesional të Tiranës vinin nga nisma të ngjashme shumë të suksesshme të arsimit të lartë jo publik në vend, çka bënte që ata të kishin njohuritë dhe përvojën e duhur për këtë treg dhe tendencat e tij. Ortakët themelues dinin vështirësinë dhe kënaqësinë që të jep edukimi i brezave të rinj.

Kolegji Profesional i Tiranës ofron 12 programe studimi të larta profesonale, me kohë të plotë, të akredituara që zgjasin 2 vjet me 120 kredite. Profesionet që kanë përqindjen më të lartë të punësimit, janë ato që KPT ofron për studentët. Studentët diplomohen me titullin Teknik i larte në fushën përkatëse të studimit.

Historia jonë është histori suksesi: prej disa vjetësh në treg, akreditim ndërkombëtar, qindra të diplomuar, përqindje e lartë punësimi, stafi më i mirë, metoda mësimdhënie moderne të ndërthurura me praktikën.

Kolegji Profesional i Tiranës është licencuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave numër 699, datë 26/08/2015, si institucion i arsimit të lartë, privat, me statusin kolegj profesional. Ai përbëhet nga dy departamente që ofrojnë 12 programe studimi jo universitare, me karakter profesional, pas arsimit të mesëm, me kohë të plotë:

DEPARTAMENTI TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT:

Teknologji informacioni dhe komunikimi
Elektronikë
Database dhe Web Design
Teknologji e Instalimeve Elektrike
Administrim Zyre

 DEPARTAMENTI I ELEKTRO – MEKANIKËS DHE SISTEMEVE TË APLIKUARA:

Elektro – mekanikë
Teknologji automjetesh
Mekatronikë
Teknologji ajrimi dhe kondicionimi
Gjeodezi
Teknologji ndërtimi
Teknologji Gazi

AKREDITIMI INSTITUCIONAL

Kolegji Profesional i Tiranës është akredituar si institucion i arsimit të lartë me Vendimin e Bordit të Akreditimit nr. 66, datë 21.09.2017 “Për akreditimin e parë të institucionit të arsimit të lartë “Kolegji Profesional i Tiranës”, proces i cili u realizua nga ASCAL në bashkëpunim me Agjencinë e Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar.

Akreditimi i programeve

Programet e studimi të Kolegjit Profesional të Tiranës janë programe studimi të Akredituara, përkatësisht si më poshtë:

– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 80, datë 21/09/2017,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Teknologji Automjetesh”.

– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 81, datë 21/09/2017,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Elektro Mekanikë”.

– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 82, datë 21/09/2017,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Teknologji Ajrimi dhe Kondicionimi”.

– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 83, datë 21/09/2017,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Elektronikë”.

– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 13, datë 30/03/2018,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Database dhe Web Design”.

– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 14, datë 30/03/2018,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”.

– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 15, datë 30/03/2018,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Gjeodezi”.

– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 16, datë 30/03/2018,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Mekatronikë”.

– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 16 datë 02/03/2019,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Teknologji Ndërtimi”;

– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 17 datë 02/03/2019,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Teknologji e Instalimeve Elektrike”;