Laboratori KPT

LABORATOR I INSTALIMEVE ELEKTRIKE

Laboratori i instalimeve elektrike i KPT-së është i pajisur me pajisje dhe module laboratorike bashkëkohore, të cilat i ndihmojnë studentët në përvetësimin sa më të mirë të njohurive teorike dhe në aplikimin e tyre në praktikë. Infrastruktura laboratorike ofron sisteme simuluese virtuale dhe reale konkrete, të impianteve dhe sistemeve elektrike duke bërë që studentët të kenë të njëjtën përqasje si të nesërmen që do dalin në tregun e punës. Studenti merr njohuri rreth realizimit të instalimeve elektrike si në ambientet civile ashtu dhe në ato industriale.

LABORATORI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

Laborator i informatikes

Laboratori është i përbërë nga mjedise të pajisur me Workstation, të cilat shërbejnë për programim, komunikime në rrjet, projektime qarqesh (sistemesh) elektronike me elementë standardë ose me bazë mikroprocesori, etj. dhe simulime në lëndë të ndryshme, sipas programeve të studimit. Kompiuterët e nivelit Workstation janë të destinuar për punime profesionale specifike. Duke qenë se parametrat e tyre janë tepër të lartë është kënaqësi të punosh qoftë edhe me softe të “rënda”.

LABORATORI I FIZIKËS

Laboratori I Fizikes

Laboratori i Fizikës në KPT është i përbërë nga disa sete pune ku cdo set është projektuar për demonstrime, eksperimente dhe punë laboratorike, të kurrikulës së fizikës së përgjithshme. Seti i laboratorit, përfshinë pajisjet laboratorike, instrumentet digitale, mësimdhënien interaktive, multimedia, materiale testimi etj. Laboratori iu vjen në ndihmë të gjithë studentëve të çdo programi studimi për përforcimin e dijeve teorike.

LABORATORI I ELEKTRONIKËS

Laboratori i Elektronikes

Laboratorët e elektronikës në KPT mundësojnë eksperimentimin mbi principet dhe ligjet, që përbejnë dhe shpjegojnë fushat kryesore të kësaj disipline si elektronika analoge, digjitale, e fuqisë etj. Studentët mund të eksperimentojnë fizikisht skema dhe topologji te ndryshme qarqesh elektrike dhe elektronike, sistemet e ndërtuara me to etj. Gjatë realizimit të laboratorëve studentët njihen dhe përvetësojnë përdorimin e aparaturave dhe pajisjeve dhe ndërfaqjet e tyre me sistemet operative.

LABORATORI I ROBOTIKËS

SONY DSC

Laboratori u ofron studentëve mënyra aplikimi të njohurive teorike në fushat e automatizimit, kontrollit elektrik, programimit të PLC-ve, kontrollit elektro-pneumatik dhe robotikës. Studentët kanë mundësinë që nëpërmjet moduleve dhe krahut robotik me 4 gradë lirie të kompletojnë njohuritë e tyre teorike me eksperimente praktike.

LABORATORI I TEK. SË AJRIMIT DHE KONDICIONIMIT

Laboratori i TAK

Laboratori i ngrohjes dhe sistemeve ngrohëse ku studentët mësojnë dhe praktikojnë në lidhje me sistemet e ngrohjes dhe të prodhimit të ujit. Laboratori i ftohjes dhe ajrit të kondicionuar. Në këtë laborator sipas programit që shoqëron lëndën përkatës studiohet: 1.Cikli i ftohjes me avullim / ngjeshja e gazit të lëngët. 2.Cikli i ftohjes me absorbim/ difuzion

LABORATORI I GJEODEZISË – LABORATORI GJEOSPACIAL I TIRANËS (TGL)

SONY DSC

Qëllimi i këtij laboratori është rritja e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet teknologjisë si në kërkimin shkencor ashtu dhe në aplikimin e tyre. Fushat kryesore janë ato gjeohapsinore dhe qytetet inteligjente ku laboratori do të jetë në shërbim të çdo studenti apo specialisti të fushës. Laboratori ёshtё i pajisur me harta mbi tё cilat studenti kryen projektimet gjeodezike dhe nxjerrjen e te dhënave, dhe të gjitha pajisjet e nevojshme për realizimin sa më të mirë të orëve laboratorike.

LABORATORI I AUTOTRONIKËS; OFIÇINA E AUTOMJETEVE DHE MEKANIKËS

Laboratori i Autotronikës Ofiçina e Automjeteve dhe Mekanikës

Me anë të këtij laboratori, studenti trajnohet të marrë njohuritë e duhura në fushën e diagnostikimit. Studenti do të jetë në gjendje të njohë të gjitha problematikat, e të interpretojë të gjitha problemet elektronike të shfaqura në automjete. Kryhen gjithashtu simulime defektesh të të gjitha llojeve. Pjesë shumë e rëndësishme e këtij laboratori është edhe ofiçina e cila mundëson realizimin praktik të gjithë njohurive që fitohen gjatë leksioneve dhe ushtrimeve.

LABORATORI I MEKANIKËS DHE SHKENCAVE MATERIALE

Laboratori i Mekanikës dhe Shkencave Materiale

Është laborator i formimit të përgjithshëm të materialeve për formimin e përgjithshëm të teknikut të lartë. Ky laborator përmban trajtimin e lëndës së Materialele Inxhinierike. Në këtë laborator trajtohen vetitë fiziko-mekanike, mikro dhe makro strukturat dhe ndërtimi i këtyre materialeve, aparatet matëse (manual dhe digjitale), kushtet e punës së pjesëve të ndryshme të ndërrimit dhe zgjedhja e këtyre materialeve.

LABORATORI I PNEUMATIKËS DHE ELEKTRO-PNEUMATIKËS

Laboratori i Pneumatikës dhe Elektro-Pneumatikës

Laboratori ka për qëllim përgatitjen e studentëve, në fushën e Elektro- Pneumatikës dhe Elektro-Hidraulikës, duke pasuar më pas një fushe, atë të Automatizimit.

Fotogaleri nga Laboratori i KPT