Portofoli i Projekteve

Hacking Participation in the Balkans – Mënyra novatore për të fuqizuar rininë në Ballkan për të ndikuar në proceset e politikëbërjes (HPiB)

Ky projekt financohet nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit Rinor (RYCO) në thirrjen e parë për propozime “Një rajon më i mirë fillon me rininë” në fushën prioritare 2: Pjesëmarrja aktive dhe përfshirja sociale.

Drejtues i projektit është Qendra për Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare (Tiranë, Shqipëri) në partneritet me Qendrën për Politika Arsimore (Beograd, Serbi). Kolegji Profesional i Tiranës është partner të afiliuar në zbatimin e projektit.

Kohëzgjatje e projektit është nga 04 qershor 2018 deri më 03 shkurt 2019.

Ky projekt synon fuqizimin e të rinjve për të kuptuar se cilat janë të drejtat e tyre si edhe pajisjen e tyre me mjetet dhe aftësitë e nevojshme për t’iu qasur institucioneve lidhur me çështje me interes për ta. Projekti do të punojë me të rinjtë në Shqipëri dhe Serbi dhe do t’i ndihmojë ata të kuptojnë se bashkëmoshatarët e tyre në vendet e tjera të Ballkanit përballen me të njëjtat çështje si edhe do t’i pajisë ata me njohuri dhe aftësi për trajtimin e këtyre çështjeve, duke kontribuar gjithashtu në eliminimin e vazhdueshëm të barrierave midis tyre.

Projekti do ta arrijë qëllimin përmes një procesi të vazhdueshëm të të nxënit dhe programit të këshillimit lidhur me pjesëmarrjen në vendimmarrje përmes lëvizshmërisë digjitale. Aktivitetet e projektit janë:

– Workshops – Kompetencat kyçe për pjesëmarrje aktive dhe ndikim në proceset politike. Kjo përfshin kompetenca kyçe për të mësuarit gjatë gjithë jetës, siç janë komunikimi, kompetencat digjitale, kompetencat sociale dhe civile.
– Vizitat studimore – Pjesëmarrje dhe përdorim i mjeteve digjitale me qëllim rritjen e pjesëmarrjes midis të rinjve.
– Hackathon – mënyra novatore për fuqizimin e rinisë Ballkanase për të ndikuar në proceset e politikë bërjes.

Do të ndërtohet një platformë online, përmes së cilës ekipet e të rinjve të mund të komunikojnë me njëri tjetrin, të shkëmbejnë informacion dhe të përgatiten për hackathon. Projekti e vlerëson lëvizshmërinë digjitale si mjet novator dhe të rëndësishëm për pjesëmarrjen e të rinjve. Projekti do të ofrojë kombinimin e lëvizshmërisë fizike dhe digjitale, me qëllim që të rinjtë të mund të takohen personalisht në vendet e tyre të origjinës dhe të vazhdojnë të punojnë së bashku pas kthimit në vendet e origjinës. Ne besojmë se dimensioni i lëvizshmërisë digjitale do të kontribuojë edhe në përfshirjen e të tjerë të rinjve nga gjashtë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, dhe jo vetëm përfituesit e drejtpërdrejtë të projektit.

Për më shumë ju lutemi vizitoni www.rycowb.org

Për më shumë informacion mbi partnerët e projektit ju lutemi vizitoni:

http://qskn.al/

http://www.cep.edu.rs/eng