Portofoli i qendres

Nën kujdesin e Qendrës KPT, janë ofruar dhe organizuar për studentët si më poshtë:

  1. Energjia e rinovueshme: kuadri teorik i energjive të rinovueshme, energjitë e rinovueshme dhe zhvillimi i qëndrueshëm, kuadri ligjorë dhe perspektiva europiane e Shqipërisë etj.

 

MAJ 2019 – Instituti Europian Pashko, në bashkëpunim me UNDP Albania /Fondi Global i Mjedisit zhvilloi trajnime me studentë të Kolegji Profesional i Tiranës. Përgjatë dy javëve studentët do jenë pjesë e trajnimeve të ndryshme mbi energjinë e rinovueshme, duke trajtuar tema si: kuadri teorik i energjive të rinovueshme, energjitë e rinovueshme dhe zhvillimi i qëndrueshëm, kuadri ligjorë dhe perspektiva europiane e Shqipërisë, etj. Gjithashtu, në bashkëpunim me stafin e Kolegjit Profesional të Tiranës, studentët do punojnë në laboratore për ndërtimin e një paneli diellor.
Trajnimi fokusohet kryesisht në prezantimin e kuadrit teorik të energjisë së rinovueshme dhe aspektet e praktike e laboratorike të saj duke ndihmuar studentët të kenë njohuri të aplikueshme në këtë fushë.

Orët e hapura

Mars 2019 – Sipërmarrje e re nga Z.Andis Xhafa – “PROzonë”
Praktika profesionale shërben jo vetëm për aftësimin praktik dhe profesional në terren dhe në vendin e punës të studentit, po që ai të njihet dhe me kulturën e punës dhe kulturën e korporatës në terren, si dhe të gjejë te subjekti pritës një punëdhënës të mundshëm. Ne kete kuader jane zhvilluar ore te hapura me subjekte te ndryshme:
Duke qenë se po afrojnë edhe praktikat profesionale edhe studentët ndjejnë nevojën të njohin mundësitë që ofron tregu i punës Z. Andis Xhafa vjen në Kolegj për të ndarë eksperiencën e tij në krijimin e një sipërmarrje të re “PROzonë”. Pjesëmarrës janë studentët e Teknologjisë së Ajrimit dhe Kondicionimit dhe studenëtët e Elektronikës.

Prill 2019 – Mundësitë e punësimit për studentët: Përfaqësues i shoqërisë “Globe”, Z. Aranit Isufi.
Zoti Isufi prezantoi mundësitë e punesimit te studentëve në shoqërinë e njohur “Globe” shpk.