Gjeodezi

12.Gjeodezi
10
Tet, 2018

Programi përgatit specialistë të mirëfilltë në fushën e matjeve, si pjesë përbërëse e zinxhirit projektues të ndërtesave me funksione të ndryshme, veprave inxhinierike, rrugëve, etj. Programi i studimit i kushton një rëndësi të veçantë pajisjes së studentit me njohuri dhe shkathtësi për të punuar në mënyrë të sigurt në industritë ndërtimore.

Programi pajis studentin me:

  • njohuri për shërbimet e kërkuara në fushën e matjeve profesionale inxhinierike gjeomatike;
  • aftësi për përdorimin e instrumenteve modern të precizionit të lartë për matjen dhe regjistrimin e distancave, këndeve, lartësive, si dhe pajisjet e pozicionimit të avancuar si Global Positioning System (GPS);
  • njohuri dhe teknika praktike të matjeve, si dhe të njohin teoritë që karakterizojnë rilevimet;
  • aftësi praktike profesionale përmes punës së supervizuar në terren, laboratore, projekte e detyra, të programuara për të njohur studentin me rilevimin në terren;
  • aftësim për të punuar me pajisje moderne, hardëare dhe softëare;
  • aftësi që mundësojnë futjen në tregun e punës në fushën e zbatimit të projekteve, veprave inxhinierike, ndërtimit të rrugëve, mirëmbajtjes dhe rikonstruksionit të objekteve ndërtimore të tipologjive të ndryshme.


Mundësitë e punësimit pas diplomimit

Të diplomuarit në këtë program studimi kanë mundësi të punësohen në:

  • Firma e kompani që merren me ndërtimin e veprave madhore inxhinierike, si p.sh. ndërtimin e TEC-eve, hidrocentraleve, rrugëve, gazsjellsave, naftësjellsave etj.
  • Në sektorin publik, si komuna e bashki, në departamentet e punëve publike.
  • Në sektorin privat, të specializuar në matjet kadastrale, rrjetet inxhinierike, etj.
  • Në firmat e ndërtimit që projektojnë e zbatojnë objektet shoqërore, p.sh. kinema, teatro, biblioteka, salla multimediale, salla koncertesh, holle etj.
  • Firma ndërtimi që merren me projektimin e zbatimin e objekteve pritës si p.sh.; hotele, fshatra turistikë, etj
  • Firma ndërtimi që merren me projektimin dhe zbatimin e objekteve industrialë, p.sh., linja prodhimi e depozitimi, kapanone industrialë me elemente të prodhuara në vend apo të parafabrikuara, etj.
  • Firma e kompani ndërtimi që merren me rikonstruksione të plota apo të pjesshme të objekteve shoqërorë, edukativ e administrativ.
  • Firma e kompani që merren me ndërtimin e banesave kolektive e individuale në zona të urbanifikuara.

 

Course Content

Curriculum is empty

Instructor

Reviews

0.0

0 ratings

5 star
0%
4 star
0%
3 star
0%
2 star
0%
1 star
0%