Teknologji Automjetesh

6.Teknologji Automjetesh
18
Tet, 2018

Programi përgatit specialistë në zbatimin e metodologjive në fushën e diagnostikimit të defekteve, në riparimin e defekteve dhe servis automjetesh.

Programi fokusohet në:

  • Ndërtimin e motorave dhe agregateve të tjera të automjetit / llogaritjet
  • Diagnostikimin
  • Dinamikën e automjetit
  • Sistemet ndihmëse.


Programi pajis studentin me:

  • njohuri të thella tekniko-aplikative të nivelit profesional dhe praktik, që kërkohen nga fusha të ndryshme të ndërtimit dhe shërbimit të automjeteve;
  • aftësi për të hyrë menjëherë në tregun e punës të industrisë dhe servisit të automjeteve.
  • njohuri të plota mbi shërbimet, riparimet dhe ndërtimin e automjeteve;
  • eksperiencë profesionale në laboratorët e shkollës, e nevojshme për të pasur sukses në punë.
  • aftësi për të zhvilluar procedurat e vënies në punë, e montimit, riparimit dhe shërbimet e ndryshme të pjesëve të automjetit, duke filluar nga motori, pompat e naftës, sistemet elektrike etj.


Mundësitë e punësimit pas diplomimit

Të diplomuarit në këtë program studimi kanë mundësi të punësohen fushat që lidhen me shërbimin, riparimin, testimin e automjeteve, konsulencën në lidhje me automjetet, si menaxher ose konsulent shitjesh të automjeteve:

  • në departamentet e shërbimit të automjeteve
  • në departamentet e menaxhimit të pjesëve të këmbimit
  • në fushën e import-eksportit të automjeteve dhe pjesëve të këmbimit të tyre.
  • si profesionist i lirë në fushën e tregtisë dhe mirëmbajtjes së automjeteve.

 

Course Content

Curriculum is empty

Instructor

Reviews

0.0

0 ratings

5 star
0%
4 star
0%
3 star
0%
2 star
0%
1 star
0%