Teknologji Gazi

10. Teknologji Gazi
14
Tet, 2018

Programi i studimit “Teknologji Gazi”

Programi i studimit me karakter profesional “Teknologji Gazi” synon të pajisë studentin me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme teorike dhe praktike të cilët do të mundësojnë mbulimin e mangësive që mund të krijohen nga mungesa e zbatuesve të projektit, shfrytëzuesve në të ardhmen, mirëmbajtjen, shpërndarjen deri në konsumatorin final.

Studentët do të marrin njohuri mbi sigurimin teknik në punë, montimin e linjave që nga terminalet e furnizim-shpërndarjes deri te konsumatori, të njohin dhe të përdorin enët nën presion dhe të gjitha pajisjet që përdoren në teknologjinë e gazit, bashkimet dhe montimet e pajisjeve e tubacioneve të gazit.

Studentët do të mesojnë aparatet matëse dhe kontrolluese operacionale dhe përfundimtare në sistemet e gazit.

Do të dinë të llogarisin normativat dhe do të mësojnë standartet ndërkombëtare dhe standardet kombëtare në lidhje me gazet dhe përzierjet e gazeve, materialet dhe mënyrat e prodhimit të energjsë me anën e trupit të punë gaz; do të mësojnë shërbimet dhe mirëmbajtjen edhe me anën e saldimeve të enëve në presion dhe të gjithë pjesëve të mekanikës së aplikuar në sistem.

Do të marrin njohuri mbi kontrollet automatike elektronike, si edhe të jenë të aftë të montojnë të gjitha linjat elektrike industriale.

Studentët do të mbështesin me asistencë teknike në çështjet që kanë të bëjnë me prodhimin e gazit, të tilla si monitorimi, rregullimi dhe mirëmbajtja e njësive dhe pajisjeve të procesimit që bëjnë trajtimin e gazit.

Ata/ato mbikëqyrin, monitorojnë dhe testojnë në terren pajisje dhe procese të prodhimit për ndryshime apo modifikime të nevojshme të pajisjeve dhe procesit të prodhimit.

Programi i studimit me karakter profesional “Teknologji Gazi” i aftëson studentët:

  • Të veprojë profesionalisht në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi, standardeve dhe rregullave teknike të sigurisë dhe shëndetit në punë në fushën e teknologjisë së gazit.
  • Kryejnë bashkë me profesionistë të tjerë studim fizibiliteti;
  • Të vënë në funksionimin dhe riparojnë tubacionet dhe sistemet kryesore;
  • Të monitorojnë procesin e nxjerrjes së gazit;
  • Të monitorojnë procesin e lidhjes së shtëpive apo bizneseve me rrjetin e gazit;
  • Të instalojnë dhe garantojnë pajisje për ruajtjen e presionit të gazit;
  • T’i përgjigjen problematikave që hasen, veçanërisht rrjedhjes së gazit;
  • Kontrollojnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në mënyrë që të shmangen avaritë apo një dëmtim i parakohshëm i tyre;
  • Rregullojnë sipas rastit pajisjet të tilla si valvula, pompa si dhe pajisje të kontrollit dhe proceseve;
  • Të ndjekin dhe zbatojnë rregullat dhe procedurat e sigurisë në punë;
  • Të zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë;
  • Të rritin aftësitë e veta profesionale.


Mundësitë për punësim

Të diplomuarit në këtë program studimi mund të punësohen:

  • Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP);
  • Subjektet qe jane licensuar per importimin dhe tregtimin e gazit;
  • Subjektet qe merren me mbushje, depozitim dhe tregetim bombolash me pakice;
  • Stacionet e karburantit qe kane te instaluar Autogaz per furnizimin e automjeteve;
  • Njësitë, dyqanet e tregtimit të bombolave të mbushura me GLN;
  • Subjektet te cilet tregtojne paisje nen presion per nevoja te biznesit apo rezidenciale (ngrohje qendrore) si dhe per qellime industriale,etj.
  • TEC-e dhe kaldaja me gaz

 

Course Content

Curriculum is empty

Instructor

Reviews

0.0

0 ratings

5 star
0%
4 star
0%
3 star
0%
2 star
0%
1 star
0%