Teknologji Ndërtimi

11.Teknologji Ndërtimi
13
Tet, 2018

Programi përgatit specialistë të mirëfilltë në fushën e ndërtimit, si pjesë përbërëse e zinxhirit projektues të ndërtesave me funksione të ndryshme.

Programi paijis studentin me:

  • njohuri për të lexuar dhe analizuar projektet e specialistëve përkatës dhe për t’i implementuar ato në vepër.
  • njohuri të teknologjive më të përdorshme të ndërtimit, të vetive e materialeve të ndërtimit dhe mënyrën e vendosjes së tyre.
  • njohuri të theksuara në fushat e aplikimit të projekteve, në teknologjitë e sotme të ndërtimit, llogaritjeve të thjeshta inxhinierike, matjeve, njohjes së materialeve të sotme të ndërtimit etj.
  • mundësi për të hyrë në tregun e punës në fushën e aplikimit të projekteve arkitektonike, veprave inxhinierike, ndërtimit të rrugëve, mirëmbajtjes dhe rikonstruksionit të objekteve ndërtimore të tipologjive të ndryshme, etj.


Mundësitë e punësimit pas diplomimit

Të diplomuarit në këtë program studimi kanë mundësi të punësohen në:

  • firma ndërtimi që projektojnë e zbatojnë objektet shoqërore, p.sh. kinema, teatro, biblioteka, salla multimediale, salla koncertesh, holle etj.
  • firma ndërtimi që merren me projektimin dhe zbatimin e objekteve pritës, si p.sh. hotele, fshatra turistikë, etj.
  • firma ndërtimi që merren me projektimin dhe zbatimin e objekteve industrialë, p.sh. linja prodhimi e depozitimi, kapanone industrialë me elemente të prodhuara në vend apo të parafabrikuara, etj.
  • firma e kompani ndërtimi që merren me rikonstruksione të plota apo të pjesshme të objekteve shoqërorë , edukativ e administrativ.
  • firma e kompani që merrem me ndërtimin e veprave madhore inxhinierike, si p.sh. ndërtimin e TEC-eve, hidrocentraleve, rrugëve, gazsjellsave, naftësjellsave etj.
  • firma e kompani që merrem me ndërtimin e banesave kolektive e individuale në zona të urbanifikuara.
  • Profesionist i lirë i specializuar në sektorë të caktuar të fushës së ndërtimit, si p.sh.: Izolime termike të ndërtesave, specialist shtrimesh dhe veshjesh, specialist i hidroizolimeve, specialist i montimit të konstruksioneve metalike, specialist i montimit të elementëve të drurit, specialist i ndërhyrjeve të prishjeve e konservimeve, specialist i përpunimit të çative të iklinuara, specialist i realizimit të mureve të thjeshtë e dekorativë, specialist i veshjeve të izolimeve etj.

 

Course Content

Curriculum is empty

Instructor

Reviews

0.0

0 ratings

5 star
0%
4 star
0%
3 star
0%
2 star
0%
1 star
0%