Pse KPT?

Përse të zgjidhni KPT ?

Disa nga arsyet pse të zgjidhni kolegjin tonë
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
Në një botë që ndryshon, një profesion i vërtetë është një e ardhme e sigurt!
KPT ofron arsim të lartë profesional 2 vjeçar dhe përgatit profesionistë të aftë në shërbim të shoqërisë dhe ekonomisë sonë.
Në KPT bëheni gati për tregun e punës brenda një kohe të shkurtër.
Programet tona të studimit garantojnë punësimin sepse: – Janë profesionet që kanë përqindjen më të lartë të punësimit; – 80% e studentëve të punësuar; – janë ndërtuar mbi parime praktike që u përgjigjen kërkesave të punëdhënësve dhe tregut të punës; – përgatisin studentët edhe për studimet universitare;
Stafi i KPT, stafi më i mirë – një kombinim brezash e përvojash të shquara akademike dhe profesionistë të rinj të orientuar drejt praktikës, të cilët me metodologjitë moderne të mësimdhënies, praktikat në laboratorë dhe në terren dhe këshillimin akademik, do të drejtojnë udhën tuaj drejt profesionit të vërtetë.
KPT është i vetmi institucion i arsimit të lartë që ofron laboratorë modernë të markave lider në Evropë, ofiçina dhe programe që stimulojnë praktikën në terren për një kombinim sa më efektiv të teorisë me praktikën dhe zbatimin praktik të dijeve të marra.
KPT është një urë lidhëse midis edukimit akademik dhe trajnimit profesional, duke i ndihmuar studentët në integrimin sa më lehtë në tregun e punës
Në KPT jo vetëm mësim! Në KPT i kushtohet vëmendjen zhvillimit të veprimtarive jashtëkurrikulare, veprimtarive sportive, argëtuese etj