Si të aplikosh?

Aplikimi i maturantëve/kandidatëve me formular A1 dhe A1Z për programet e studimit të Kolegjit Profesional të Tiranës bëhet online në Portalin https://ualbania.arsimi.gov.al/

Për programet e studimit me karakter profesional, për vitin akademik 2023 -2024, nuk do të aplikohen kritere shtesë përtej kritereve ligjore;

MOS HARRONI!!!!

Në Kolegjin Profesional të Tiranës nota mesatare e maturës shtetërore nuk është kriter!

Ju duhet të përzgjidhni në listën e preferencave tuaja, programet e studimit të Kolegjit Profesional të Tiranës, në të kundërt nuk mund të regjistroheni dot pranë KPT. Procedura e aplikimeve dhe regjistrimeve në çdo rast bëhet në përputhje me parashikimet e legjislacionit