KPT ESHTE SHKOLLE E LARTE JOPUBLIKE E CILA OFRON PROGRAME STUDIMI PROFESIONALE ME KOHE TE PLOTE.
KPT1

Kolegji Profesional i Tiranës u themelua më vitin 2015. Ortakët themelues që i dhanë jetë projektit të Kolegjit Profesional të Tiranës vinin nga nisma të ngjashme shumë të suksesshme të arsimit të lartë jo publik në vend, çka bënte që ata të kishin njohuritë dhe përvojën e duhur për këtë treg dhe tendencat e tij. Ortakët themelues dinin vështirësinë dhe kënaqësinë që të jep edukimi i brezave të rinj.

Kolegji Profesional i Tiranës është licensuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave numër 699, datë 26/08/2015 “Për licencimin e institucionit të arsimit të lartë, privat, me statusin e kolegjit profesional, “Kolegji Profesional i Tiranës”, Tiranë” si institucion i arsimit të lartë, privat, me statusin kolegj profesional – Kolegji Profesional i Tiranës, botuar në Fletoren Zyrtare numër 154, datë 2 shtator 2015, për të ofruar programe të studimeve jouniversitare, profesionale, pas arsimit të mesëm, me kohë të plotë, në këto drejtime: Teknologji informacioni dhe komunikimi, Elektronikë; Database dhe ëeb design; Elektro-mekanikë; Teknologji automjetesh; Mekatronikë; Teknologji ajrimi dhe kondicionimi; Gjeodezi; Teknologji ndërtimi.

KPT është pajisur me lejen e fillimit të aktivitetit me shkresën Numër 9113 Prot., datë 06/11/2015 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit – Urdhër nr. 426, datë 06/11/2015 “Për lejimin për ushtrimin e veprimtarisë akademike në përputhje me licensën e dhënë institucioni të arsimit të lartë privat Kolegji Profesional i Tiranës, Tiranë”.

Ndërto tek ne të ardhmen tënde!