22 gusht

Sita që kthen ujin e detit në ujë të pijshëm


Një ekip kërkuesish me bazë në Britaninë e Madhe kanë krijuar një ‘sitë’, e cila do t’i vijë në ndihmë të miliona njerëzve që vuajnë për mungesën e ujit të pijshëm. Shpikja e quajtur Graphene ka aftësinë të heq kripën nga uji i detit.

05 gusht

5 Gusht 1914 – Instalohet sinjali i parë elektrik i trafikut

Sinjali i parë elektrik i trafikut në botë është vendosur në kryqëzimin e “Euclid Avenue” dhe “East 105th Street” në Cleveland, Ohio, në këtë ditë në 1914.

Në ditët më të hershme të automobilave, lëvizja e makinave në rrugët e Amerikës ishte një përvojë kaotike, me këmbësorë, biçikleta, kuaj dhe tramvaje që konkurronin me automjete për të drejtën e udhëtimit. Problemi u lehtësua disi me zhdukjen graduale të karrocave me kuaj , por edhe para Luftës së Parë Botërore ishte bërë e qartë se një sistem rregullash ishte i nevojshëm për të mbajtur trafikun në lëvizje dhe për të zvogëluar numrin e aksidenteve në rrugë. 

03 gusht

3 Gusht 1492 – Kolombi niset në ekspeditë


Nga porti spanjoll i Palos (Spanjë) , eksploruesi italian Kristofer Kolombi niset në udhëtim në komandën e tre anijeve – Santa Maria, Pinta dhe Niña – në një udhëtim për të gjetur një itinerar detar nga perëndimi për në Kinë e Indi , të joshur nga ari dhe erëzat e Azis; lindore.