22 gusht

Sita që kthen ujin e detit në ujë të pijshëm


Një ekip kërkuesish me bazë në Britaninë e Madhe kanë krijuar një ‘sitë’, e cila do t’i vijë në ndihmë të miliona njerëzve që vuajnë për mungesën e ujit të pijshëm. Shpikja e quajtur Graphene ka aftësinë të heq kripën nga uji i detit.

06 korrik

Dritaret që funksionojnë si panele diellore


Një startup i ri me misionin e bërjes së ndërtesave moderne “energy neutral” (te krijojnë vetë energjinë që përdorin) , ka veshur zyrat qëndrore të një banke në Hollandë me dritaret e para gjeneruese te energjisë elektrike nga dielli , plotësisht transparente.

03 korrik

Ekzoskeletë “të zgjuar” që mësojnë nga hapat tuaj


Ecja me ndihmën e ekzoskelteve po bëhet gjithnjë e më e “zgjuar”. Një algoritëm i ri për një ekzoskelet përdor feedback të marrë direkt nga përdoruesi për të personalizuar asistencën që i ofrohet. Paisja “vishet” në kërcinj dhe në shputa dhe ushtron forcë në kyçet dhe gishtat e këmbës.
Në eksperimentet me 11 persona , algoritmit në fjalë ju desh rreth një orë për të bërë optimizimin e ekzoskeletit , e më pas , bëri të mundur uljen e energjisë që pjesëmarrësve i duhej për të ecur me mesatarisht 24%.