Akademia

ORGANIZIMI AKADEMIK

KPT përbëhet nga njësitë bazë, njësitë ndihmëse dhe njësitë administrative.

Organet drejtuese akademike:
Senati Akademik
Rektorati

Senati Akademik:
Senati Akademik është organi kolegjial më i lartë drejtues akademik i KPT. Ai kryesohet dhe thirret nga Rektori i KPT, i cili është Kryetari i tij. Senati Akademik mblidhet periodikisht.

Rektorati
Rektorati është një organ kolegjial, i cili drejtohet nga Rektori dhe përbëhet nga:

1. Rektori
2. Administratori i KPT
3. Përgjegjësit e departamenteve

Autoritetet drejtuese akademike:

Rektori
Përgjegjësi i Departamentit

Organe Këshilluese:
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
Këshilli i Etikës

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë:
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë është një strukturë autonome, e përhershme në strukturën organizative të institucionit. Kryetari dhe anëtarët e njësisë emërohen me vendim të Senatit Akademik, me propozim të Rektorit. Njësia vlerëson periodikisht rezultatet dhe efikasitetin e veprimtarive mësimore e veprimtarive formuese e trajnuese, si dhe veprimtarive administrative e financiare të institucionit, si dhe propozon ndryshime për përmirësime të nevojshme.

Këshilli i Etikës:
Këshilli i Etikës është organ kolegjial vendimmarrës i cili ngrihet pranë KPT si një strukturë e përhershme, e cila shqyrton çështje që lidhen me etikën në veprimtarinë e procesit mësimor, akademik si dhe në  veprimtaritë e tjera institucionale.

Statuti:
Për Statutin e KPT, kliko këtu