Administrim Zyre

Lifetime access
All levels
0 lessons
0 quizzes
0 students

Në një shoqëri ku ritmet e zhvillimeve teknologjike janë të larta, dijet dhe aftësitë praktike dhe profesionale janë të rëndësishme në një treg pune dhe mjedise pune gjithnjë e më shumë të lidhura me teknologjinë dhe mundësitë e shumta që ajo ofron. Programi i studimit “Administrim Zyre” ofron një qasje dinamike dhe të integruar ndaj kërkesave dhe përgjegjësive gjithnjë në ndryshim të zyrës profesionale në tregun global të punës së sotme. Programi i studimit është projektuar për studentin i cili dëshiron të zhvillojë aftësitë personale (soft skills) dhe aftësitë praktike të domosdoshme të nevojshme në administratën e zyrës për një gamë të gjerë të industrive në sektorin privat dhe zyrës në sektorin publik.

Theksi vihet në integrimin e aftësive praktike me nocione teorike në fushat kryesore që lidhen me administrimin /mbikqyrjen e zyrës, duke përdorur edhe aplikacionet që mundëson teknologjia, si dhe zhvillimin e të menduarit kritik, aftësive për zgjidhjen e adresimin e problemeve, aftësive komunikuese në kontekstin real të zyrës sot si në sektorin privat dhe në atë publik.

Programi i studimit me karakter profesional “Administrim zyre” pajisë studentin me:

  • njohuri dhe aftësi teorike dhe praktike që lidhen me organizimin dhe menaxhimin e një zyre ekzekutive për një mjedis zyre modern, në përputhje me zhvillimet e tregut të punës.
  • përgatit dhe zhvillon aftësitë dhe dijet teorike dhe praktike të studentëve që kërkojnë të punësohen si profesionistë për t’u punësuar ose vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen me administrimin e mbikqyrjen e zyrës, si në sektorin publik dhe në sektorin privat.
  • aftësi kompiuterike dhe informatike mbi përdorimin e aplikacioneve dhe programeve kompjuterike, të paisjeve të ndryshme të zyrës; njohuri mbi manaxhimin digjital të zyrës, sistemet e informacionit, teknikat E-commerce, sipërmarrjen digjitale, manaxhimin e burimeve të të dhënave, etj.
  • aftësi ekonomiko – ligjore aplikativ mbi dijet e kompetencat profesionale praktike përsa i përket koncepteve bazë operacionale të ekonomisë, manaxhimit dhe kontabilitetit si dhe asimilon koncepte edhe në fushën e së drejtës së aplikuar në biznes, të drejtës tatimore, doganore etj.
  • aftësi administrative mbi procedurat e Zyres dhe administratës si dhe komunikimit dhe etikës.
  • aftësi për të përdorur përpunimin e avancuar të aplikacioneve kompiuterike për detyra praktike si në prodhimin e dokumenteve profesionale, broshurat, fletushkat, logo, kartëvizita etj
  • aftësi për të zgjedhur dhe për të përdorur teknologjitë e informacionit, rrjete sociale, faqet e internetit, për të mbështetur komunikimin me palët e interesit të brendshëm dhe të jashtëm, dhe për të promovuar organizatën.
  • njohuri mbi konceptet dhe parimet bazë të kontabilitetit, të parimeve të regjistrimit të veprimeve në kontabilitet, të rregullave të ndërtimit të sistemit të kontrollit të brendshëm; njohuri dhe aftësi për të llogaritur taksat dhe tatimet kryesore të aplikueshme;
  • aftësi për përdorimin e programeve financiare dhe të gjenerojë të dhëna dhe raporte prej tij;
  • njohuri për të hartuar korrespondenca administrative, tregtare, raporte dhe dokumentacione të tjera, përgjigje me shkrim për letra biznesi, letra teknike dhe korrespondenca të tjera të ngjashme, sipas procedurave të paracaktuara;
  • aftësi për të krijuar dhe administruar një sërë sistemesh të menaxhimit të të dhënave dhe bazave të të dhënave për të siguruar regjistrime elektronike konfidenciale, të sigurta, të arritshme dhe të mirë organizuara në format elektronik dhe fizik.
  • njohuri dhe aftësi për të përgatitur dokumentacione duke përdorur teknologjitë e disponueshme dhe aplikimin e standardeve të industrisë; të kujdeset për cështjet që lidhen me protokollimin dhe arkivimin e tyre.
  • njohuri dhe aftësi për të mbështetur zbatimin e projekteve bazuar në parimet themelore të menaxhimit të projektit


Mundësitë e punësimit pas diplomimit

Të diplomuarit në këtë program studimi kanë mundësi të punësohen në:

  • sektorin privat (si për shembull në shoqëri të mëdha (korporata), biznese të vogla ose të mesme), në industri të ndryshme, ku roli i admistratorit /mbikqyrësit të zyrës po bëhet gjithnjë e më i domosdoshëm me zhvillimet ligjore, teknologjike dhe të biznesit;
  • organizata jofitimprurëse, në projekte kombëtare /ndërkombëtare, në zyra/studio ligjore, praktika private mjekesore, dentare etj etj.
  • sektorin publik si në zyra, organe, struktura, institucione, ente shtetërore ose qeveritare, në nivel qendror dhe /ose lokal;

Në të njëjtën kohë ky program i mundëson studentëve përgatitjen e nevojshme për të ecur përpara në karrierë. Me përvoja të mëtejshme, të diplomuarit mund të përparojnë në pozita si drejtues të zyrës ose mund të eksplorojnë mundësitë sipërmarrëse për veten e tyre në mënyrë të pavarur.

Të diplomuarit në të këtë program mund të punësohen si:

  • Administrator / Mbikqyrës zyre
  • Asistentë ekzekutivë
  • Asistentë administrativë
  • Asistentë të niveleve drejtuese
  • Koordinator projekti
  • Koordinator zyre
  • Sekretarë etj.


Diplomë profesionale në Administrim Zyre – 120 ECTS

No comment yet! You will be the first to comment.

Add Comment: