Programi përgatitit specialistë në zbatimin e metodologjive në fushën e Database, trajtime imazhi dhe Web Design; profesionistë në zbatime të teknologjisë së lartë e me një tematikë të gjerë, nga faqet e internetit, krijimi i programeve për biznese dhe individë, puna në studiot e imazhit dhe marketingut, etj.
Programi pajis studentin me:
- njohuri te thella tekniko – praktike të nivelit profesional, që kërkohen nga fusha të ndryshme të aplikimeve të programimit për teknik të lartë.
- aftësi për zgjidhjen e problemeve të programimit në fusha të ndryshme dhe për t’u përshtatur me lehtësi me evolimin e vazhdueshëm të teknologjisë.
- aftësi për të kuptuar dhe analizuar funksionimin e sistemeve relativisht komplekse, për të administruar faqe interneti, data base, përpunim imazhi, etj.
- aftësi për t’u specializuar edhe në mënyrë autonome, mbi bazën e kërkesave të tregut të punës.
Mundësitë e punësimit pas diplomimit
- Të diplomuarit në këtë program studimi kanë mundësi të punësohen në:
- mirëmbajtje dhe përdorim të sistemeve përpunuese dhe të sistemeve informatike, harduer dhe softuer;
- administrues të laboratorëve kompjuterike dhe sistemeve informatike të kompanive dhe institucioneve, si në prodhimin industrial ashtu edhe fushat e shërbimeve.
- të punojnë në prezantimin, shitjen dhe kujdesin teknik të produkteve dhe sistemeve.
- Aktivitet kryesore profesionale për të diplomuarit në këtë program janë:
- automatizimi i shërbimeve për qytetarët, për personat juridikë dhe privatë, institucionet qëndrore e lokale;
- programues database;
- programues faqesh interneti;
- specialist për programet e imazhit.
No comment yet! You will be the first to comment.