Programi përgatit specialistë në zbatimin e metodologjive në fushën e elektronikës, veçanërisht asaj të automatizimit dhe elektronikës në industry si dhe në ambjente multifunksionalë, qendra tregtare, qendra biznesi, banesave, në zhvillimin e testimeve, analizimin e rezultateve të tyre dhe riparimin e defekteve, thellimin e aspekteve teoriko-shkencore, për administrimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e sistemeve me kompleksitet të mesëm dhe pse jo të lartë.
Programi pajis studentin me:
- me njohuri te thella tekniko-praktike të nivelit profesional dhe praktik, që kërkohen nga fusha të ndryshme të aplikimeve të elektronikë
- aftësi për zgjidhjen e problemeve tekniko-industriale dhe për t’iu përshtatur me lehtësi evolimit te vazhdueshëm të teknologjisë.
- aftësi për të kuptuar dhe analizuar funksionimin e sistemeve relativisht komplekse, për të administruar prodhimin, testimin, mirëmbajtjen e komponenteve, aparaturave elektronike, sistemeve kompjuterike, të telekomunikimit, të kontrollit, të matjes, etj.
- aftësi për t’u specializuar brenda një kohe të shkurtër edhe në mënyrë autonome, mbi bazën e kërkesave të tregut të punës.
Mundësitë e punësimit pas diplomimit
Të diplomuarit në këtë program studimi kanë mundësi të punësohen në:
- kompani që riparojnë, prodhojnë dhe shesin pajisje ose sisteme elektronike për aplikime të ndryshme;
- industritë prodhuese të çdo tipi: automobilistike, mekanike, tekstile, kimike, etj, brenda të cilave ndodhen sisteme të automatizimit dhe administrimit të të dhënave dhe matjeve, në sistemet informatike dhe në sistemet e telekomunikacioneve; kompanitë që furnizojnë shërbime tw telekomunikacioneve, mediave audiovizive etj;
- si profesionist i lirë në fushën e riparimeve, të mirëmbajtjes dhe administrimit të sistemeve informatike, në fushat e telekomunikacioneve, të automatizimit, të sigurisë dhe të administrimit të cilësisë.
No comment yet! You will be the first to comment.