Programi përgatit specialistë të mirëfilltë në fushën e matjeve, si pjesë përbërëse e zinxhirit projektues të ndërtesave me funksione të ndryshme, veprave inxhinierike, rrugëve, etj. Programi i studimit i kushton një rëndësi të veçantë pajisjes së studentit me njohuri dhe shkathtësi për të punuar në mënyrë të sigurt në industritë ndërtimore.
Programi pajis studentin me:
- njohuri për shërbimet e kërkuara në fushën e matjeve profesionale inxhinierike gjeomatike;
- aftësi për përdorimin e instrumenteve modern të precizionit të lartë për matjen dhe regjistrimin e distancave, këndeve, lartësive, si dhe pajisjet e pozicionimit të avancuar si Global Positioning System (GPS);
- njohuri dhe teknika praktike të matjeve, si dhe të njohin teoritë që karakterizojnë rilevimet;
- aftësi praktike profesionale përmes punës së supervizuar në terren, laboratore, projekte e detyra, të programuara për të njohur studentin me rilevimin në terren;
- aftësim për të punuar me pajisje moderne, hardëare dhe softëare;
- aftësi që mundësojnë futjen në tregun e punës në fushën e zbatimit të projekteve, veprave inxhinierike, ndërtimit të rrugëve, mirëmbajtjes dhe rikonstruksionit të objekteve ndërtimore të tipologjive të ndryshme.
Mundësitë e punësimit pas diplomimit
Të diplomuarit në këtë program studimi kanë mundësi të punësohen në:
- Firma e kompani që merren me ndërtimin e veprave madhore inxhinierike, si p.sh. ndërtimin e TEC-eve, hidrocentraleve, rrugëve, gazsjellsave, naftësjellsave etj.
- Në sektorin publik, si komuna e bashki, në departamentet e punëve publike.
- Në sektorin privat, të specializuar në matjet kadastrale, rrjetet inxhinierike, etj.
- Në firmat e ndërtimit që projektojnë e zbatojnë objektet shoqërore, p.sh. kinema, teatro, biblioteka, salla multimediale, salla koncertesh, holle etj.
- Firma ndërtimi që merren me projektimin e zbatimin e objekteve pritës si p.sh.; hotele, fshatra turistikë, etj
- Firma ndërtimi që merren me projektimin dhe zbatimin e objekteve industrialë, p.sh., linja prodhimi e depozitimi, kapanone industrialë me elemente të prodhuara në vend apo të parafabrikuara, etj.
- Firma e kompani ndërtimi që merren me rikonstruksione të plota apo të pjesshme të objekteve shoqërorë, edukativ e administrativ.
- Firma e kompani që merren me ndërtimin e banesave kolektive e individuale në zona të urbanifikuara.