Programi përgatit specialistë në zbatimin e metodologjive në fushën e projektimit, zbatimit dhe mirëmbajtjes të sistemeve HVAC.
Programi fokusohet në:
- Teorinë e ftohjes
- Qarqet elektrike në HVAC
- Sistemet e kondicionimit, teoria ajrit të kondicionuar
- Aplikimet kompjuterike dhe laboratorike.
Programi pajis studentin me:
- njohuri të thella tekniko-shkencore të nivelit të lartë, që kërkohen nga fusha të ndryshme të impianteve për ngrohje, ftohje dhe ajër të kondicionuar.
- aftësinë për perzgjedhjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve mjedisore për sektorin e banesave, qendrave multifunksionale dhe ato komerciale.
- aftësi të qëndrueshme dhe njohuritë e nevojshme për projektimin, operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve mjedisore të ngrohjes, ventilimit, ajrit të kondicionuar dhe ftohjes (HVAC / R).
- aftësi për të ndihmuar teknologët në projektimin e sistemeve të ndërtesave, duke llogaritur ngarkesen e ngrohjes dhe rrjetin, kanalet e shpërndarjes së ajrit dhe pajisjet. Ata gjithashtu mund të hartojnë planimetritë dhe të bejne vizatimet e nevojshme me ndihmen e kompjuterit dhe softëare-ve respektive.
- aftësi praktike, duke punuar në kaldajat, kondicionerët, pajisjet ftohëse dhe pajisje të tjera në laboratore.
- njohuritë e nevojshme mbi instalimet elektrike dhe qarqet e kontrollit per instalimet e realizuara.
- aftësi për të zhvilluar procedurat e vënies në punë, e montimit, riparimit dhe shërbimet e ndryshme të sistemeve HVAC.
Mundësitë e punësimit pas diplomimit
Të diplomuarit në këtë program studimi kanë mundësi të punësohen në fushat që lidhen me projektimin, ndërtimin, shërbimin, riparimin, testimin e sistemeve HVAC dhe si menaxher tregtar dhe konsulent shitjesh të pajisjeve të ngrohje, ftohje, kondicionimit:
- në zyrat e projektimit të këtyre sistemeve
- në sektorët e ndërtimit të banesave dhe ambienteve tregtare
- në departamentet e menaxhimit të pajisjeve HVAC
- në fushën e automjeteve të lehta dhe të rënda
- në industrinë ushqimore
- në laboratorët shkencorë, në mësimdhënie
- si profesionist i lirë në fushën e tregtisë dhe mirëmbajtjes të pajisjeve HVAC.