Tradita vazhdon! U bënë 3 vite tashmë, që Kolegji Profesional i Tiranës është pjesë e traditës së bukur të Ditëve Erasmus.
Në kuadër të Ditëve Erasmus 2021, për të festuar dhe promovuar Erasmus +, Kolegji Profesional i Tiranës do të organizojë eventin “Fuqizimi i brezit të ri nëpërmjet aftësive digjitale dhe mobilitetit: mundësitë e Erasmus + /Empowering the next generation through digital skills and mobility: Erasmus + Opportunities.
Eventi do të zhvillohet në datë 18 tetor 2021, në orën 15.00 – 17.00, fizikisht në Sallën Concilium në KPT dhe online në Platformën Zoom. KPT ka konceptuar një workshop për akademikë, studentë, politikëbërës, bashëkpunëtorë dhe partnerë të KPT, përfaqësues të sektorit të biznesit dhe të shoqërisë civile dhe grupe të tjera interesi për të folur për mundësive e ofruara nga Erasmus+ për fuqizimin e brezit të ardhshëm përmes aftësive digjitale dhe mobilitetit, për të diskutuar shkëmbimin e studentëve dhe stafit në kuadrin e normales së re, rrjetëzimin dhe ndarje mendimesh për bashkëpunime dhe projekte të ardhshme. Eventi do të shërbejë gjithashtu për të prezantuar projektet aktuale Erasmus + ku KPT tanimë është pjesë dhe rezultatet e tyre, si: Moduli Jean Monnet Module, ndërtimi i kapaciteteve në arsimin e lartë, mobilitetit në arsimim profesional etj.