Në datë 25.02.2021, ora 11:00 do të zhvillohet aktiviteti “Një Ditë në Kolegj”.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të prezantojë institucionin e Bashkisë Tiranë tek studentët për ta bërë sa më tërheqëse zhvimin e praktikave profesionale si dhe për të hapur rrugë bashkëpunimi në projektet e ardhshme.
Në rendin e aktiviteteve do të ketë prezantime dhe fjalime nga përfaqësues të BT dhe KPT.
Pjesëmarrës të rëndësishëm të BT do të jenë:
- Znj. Julinda Dhame, Drejtoreshë e Përgjithshme, Drejtoria e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit.
- Z. Ermir Puka, Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Informacionit dhe Teknologjisë
- Znj. Milena Sauku, Drejtoreshë e Procedurave të BNJ dhe Trajnim Zhvillimit.
Theksojmë se: Numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar për shkak të rregullave anti COVID 19.
Studentët e interesuar dhe jo prezentë, do ta ndjekin takimin nëpërmjet platformës Teams.