FESTOJMË DHE PROMOVOJMË ERASMUS+ NË KOLEGJIN PROFESIONAL TË TIRANËS!

Festojmë dhe promovojmë Erasmus + në Kolegjin Profesional të Tiranës!

Në kuadër të Ditëve Erasmus 2020, në vazhdën e traditës, për të festuar dhe promovuar Erasmus +, Kolegji Profesional i Tiranës organizoi eventin “Arrij Europën me Erasmus”, në datë 17 tetor 2020, në orën 10.00- 11.30.

Në event u prezantuan projektet e ardhshme Erasmus + ku KPT tani është pjesë e në veçanti projekti “Jean Monnet Module – Embracing EU Digital Agenda: Challenges and Opportunities of Digital Transformation in Albania” / EDA me Erjon Curraj.

Në takim morën pjesë anëtarët e stafit të KPT, përfaqësues të zyrës Erasmus në Shqipëri, bashkëpunëtorë, partnerë etj.