Kolegji Profesional i Tiranës me një tjetër projekt të ri të Programit Erasmus+ të Bashkimit Europian për “Zhvillim Kapaciteteve në Arsimin e Lartë”.
Projekti “Inxhinierizimi i modernizimit të kurrikuës së energjisë së rinovueshme në universitetit shqiptare”, do të drejtohet nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe KPT është një ndër partnerët në zbatimin e projektit së bashku me 5 universitete të tjerë nga Shqipëria si Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti “Aleksandër Moisi”, Durrës etj.
Ky projekt është një mundësi shumë e mirë për të modernizuar një program me rëndësi për të ardhmen sikurse është ai i energjisë së rinovueshme, për të përgatitur studentët për tregun e së ardhmes dhe për t’iu përgjigjur sfidave të burimeve energjetike të qëndrueshme.
Ky projekt përfaqëson një mundësi më shumë për ndërkombëtarizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm cilësor të programeve studimore dhe ofertës akademike të KPT-së për studentët, profesorët dhe bashkëpunëtorët.
Ne vlerësojmë dhe nxisim bashkëpunimin dhe sinergjinë mes institucioneve në arsimin e lartë dhe me aktorë të tjerë në Shqipëri.