Projektet & Kërkimi i Aplikuar
Kërkimi i aplikuar
KPT i kushton vëmendje kërkimit shkencor të aplikuar në përputhje me natyrën e institucionit. KPT gëzon liri akademike në procesin mësimor, në përputhje me Ligjin Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
KPT garanton lirinë akademike që shprehet në respektimin e shumëllojshmërisë së opinioneve, ideve, metodave dhe garantimin e zhvillimit të lirë, kritik e krijues të mësimdhënies e organizimit të saj.
Meqenëse Institucioni përkon me Nivelin 5 në Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve, fokusi është në krijimin e specialisteve profesionistë me titullin “Teknik”. Megjithatë elementët e kërkimit shkencor janë të inkorporuar te procesi i mësimdhënies si dhe në marrëveshjet me IAL-të e tjera, ku është përcaktuar dhe kërkimi shkencor si fushë bashkëpunimi. Për këtë arsye, KPT nxit dhe stimulon çdo iniciativë për kërkimin shkencor dhe rritjen akademike të stafit, si dhe rritjen e cilësisë në arsim. KPT është pjesë e Konferencës së Rektorëve si një forum aktiv i koordinimit dhe zhvillimit të arsimit të lartë.