Jeta Studentore
Të jesh student është një përvojë e bukur dhe një moment i rëndësishëm në jetën e çdokujt. Krahas procesit akademik, pjesëmarrjes në organet vendimmarrëse, komuniteti i studentëve të KPT nxitet të jetë pjesë e klubeve studentore të cilat janë forume të rëndësishme të jetës studentore.
Në klubet studentore, studentët zhvillojnë talentet e tyre, bëjnë zbatime praktike të projekteve të ndryshme, zhvillojmë aftësitë e tyre personale, mësojnë të punojnë në grup, të ndihen pjesë e diçkaje, të mësojnë për sipërmarrjen e lirë, startup-et etj.