Kolegji Profesional i Tiranës eshte fitues në Programin Erasmus+

Një arritje për KPT në rrugën drejt ndërkombëtarizimit
Kolegji Profesional i Tiranës eshte fitues në Programin Erasmus+ për zhvillimin e modulit Jean Monnet, “Të përvetësojmë Agjendën Digjitale të Bashkimit Europian: Sfidat dhe mundësitë e transformimit digjital në Shqipëri” nga Dr. Erjon Curraj dhe me një ekip mbështetës nga KPT????.
Në tre vitet në vazhdim, Dr. Erjon Curraj dhe ekipi do të zhvillojnë në Kolegjin Profesional të Tiranës modulin në përgjigje të sfidave aktuale në Shqipëri, dhe do të bashkëpunojnë me ekspertë të tjerë nga akadademia, aktorë nga fusha e biznesit, shoqërisë civile, politikëbërjes dhe medias për të eksploruar sfidat dhe mundësitë e transformimit digjital.
#JeanMonnet #Module #Digitaltransformation #EUDigitalAgenda #HigherEducation #KolegjiProfesionaliTiranës