KURSET E FORMIMIT PROFESIONAL QË OFRON KPT
Kurset e licensuara të KPT ju përgatisin me kompetenca praktike profesionale në profesione të kërkuara nga tregu i punës.
Kërkesat e globalizimit dhe trendet shumë të shpejta të zhvillimit të teknologjisë dhe shoqërisë e bëjnë shumë të nevojshme aftësimin për përballimin e të gjitha këtyre ndryshimeve të mëdha në botë.
Kurset e licensuara të KPT si një mënyrë për të qenë gjithnjë të përgatitur për sfidat e së ardhmes, nëpërmjet marrjes së njohurive teorike dhe praktike, është padyshim rruga e duhur, për të gjithë ata që duan të mësojnë një profesion apo që duan të të rifreskojnë njohuritë me teknologjitë e reja dhe metodat e reja të punës.
Kurset e licensuara të KPT – praktika e duhur për vetëpërmirësimin e vazhdueshëm!
Me ekpertizën, infrastrukturën, logjistikën dhe burime njerëzore të nevojshme në dispozicion, KPT ofron kurset më cilësore të formimit profesional si më poshtë:
KURS FORMIMI PROFESIONAL
“SISTEMET E FTOHJES DHE KONDICIONIMIT”
126 orë mësimore;
Kursi jep njohuri teorike dhe praktike në fushën e ftohjes dhe kondicionimit, shoqëruar me aplikime dhe intepretime praktike per gazet specifike të ftohjes dhe me rregullat koherente të standarteve të sigurisë të këtyre impianteve.
KURS FORMIMI PROFESIONAL
“WEB DEVELOPMENT & DESIGN”
80 orë mësimore;
Në këtë kurs trajtohen konceptet themelore të ndërtimit të faqeve web dhe nocionet bazë të strukturës web duke u thelluar në aspektet konceptuale dhe praktike. Në fund të këtij kursi, pjesëmarrësit do të jenë të aftë të ndërtojnë faqe web dhe të mirëmbajnë një faqe web.
Kurrikulat e kurseve në një kombinim perfekt të teorisë me praktikën, laboratorët dhe oficinat e KPT si dhe praktika aftësuese në terren, ofrojnë kualifikime cilësore, bazohen në kërkesat e tregut të punës dhe shoqërisë dhe pajisin kursantët me aftësitë dhe kompetencat e nevojshme praktike dhe profesionale. Në përfundim të kursit, kursantët paijsen me çertifikatë.
KURS FORMIMI PROFESIONAL
“SISTEMET ELEKTRONIKE E ELEKTRIKE TË AUTOMJETEVE
DHE DIAGNOSTIKIMI I TYRE”
125 orë mësimore;
Njohuri të nevojshme teorike dhe praktike në fushën e sistemeve elektrike, elektronike dhe diagnostikimin e automjeteve;
Njohje me sistemet moderne të automjeteve;
Njohje me automjetet elektrike dhe hibride.
KURS FORMIMI PROFESIONAL
“INSTALIME ELEKTRIKE, CIVILE DHE INDUSTRIALE”
126 orë mësimore;
Nëpërmjet njohurive të natyrës teorike dhe punëve praktike, kursi njeh dhe përgatit kursantët me instalimin e elemente të veçanta të skemave elektrike, hartimin dhe zbatimin e projekteve për instalimin elektrik të një mjedisi, realizimin e instalimit elektrik të një godine civile, një reparti industrial, tokëzimet etj
Pjesëmarrësit do të njihen praktikisht me të gjithë elementët përbërës të instalimeve elektrike civile dhe industriale dhe me mënyrën dhe rregullat e instalimit të tyre.
KURS FORMIMI PROFESIONAL
“RIPARUES PËR PAJISJE ELEKTRO – SHTËPIAKE”
132 orë mësimore;
Kursi jep njohuritë e nevojshme teorike e praktike në fushën e pajisjeve elektro – shtepiake, plotësuar me mjaft aplikime konkrete dhe intepretime praktike mbi riparimin e tyre.
Dokumentat për regjistrim
2 Fotografi
Fotokopje e arsimit përkatës
Dokument identifikimi
Pagesa e tarifës së kursit