NDËRLIDHËSIT MES UNIVERSITETIT DHE SHOQËRISË BASHKË-PRODHIMI I DIJES DHE KËRKIMIT QË KA RËNDESI

Kolegji Profesional i Tiranës është partner në një projekt të ri të Programit Erasmus+ të Bashkimit Europian për “Zhvillim Kapaciteteve në Arsimin e Lartë”.

Projekti “Ndërlidhësit mes universitetit dhe shoqërisë: Bashkë-prodhimi i dijes dhe kërkimit që ka rëndësi” do të drejtohet nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe KPT është një ndër partnerët në zbatimin e projektit.

KPT do të punojë ngushtë me partnerët nga arsimi i lartë, shoqëria civile dhe bota e biznesit në Shqipëri si edhe me universitetet partnere nga Gjermania, Italia dhe Serbia për të përforcuar lidhjes mes arsimit të lartë, profesional, kërkimit të aplikuar dhe shoqërisë me rezultate konkrete në dobi të zhvillimit dhe inovacionit.

Ky projekt – një mundësi më shumë për ndërkombëtarizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm cilësor të programeve studimore dhe ofertës akademike të KPT-së për studentët, profesorët dhe bashkëpunëtorët.

Ne vlerësojmë dhe nxisim bashkëpunimin dhe sinergjinë mes institucioneve në arsimin e lartë dhe me aktorë të tjerë në Shqipëri.