Njoftim i rëndësishëm mbi plotësimin e formularit A1Z!

Kemi shënuar datat në kalendarin KPT, për të gjithë kandidatët/aplikantët të cilët kanë përfunduar maturën shtetërore përpara vitit 2020 dhe që dëshirojnë të ndjekin studimet për vitin akademik 2020-2021 në institucionet e arsimit të lartë por nuk kanë plotësuar formularin A1Z.
Në datat 19, 20, 21, 22, 23 dhe 24 Maj 2020, duhet të paraqiteni pranë gjimnazit ku keni përfunduar arsimin e mesëm dhe të plotësoni formularin A1Z.
Kujdes!
Plotësimi i këtij formulari bëhet nga personat e autorizuar pranë gjimnazit.
Për plotësimin e këtij formulari duhet të keni me vete fotokopje të diplomës së gjimnazit dhe ID ose pasaportën.
Për çdo informacion shtesë na kontaktoni në numrat e telefonit: 0672016116/0682016116.
Suksese!