Njoftim për ndërprerjen e proçesit mësimor deri në datë 23.03.2020

NJOFTIM!
Vendim i Rektorit të Kolegjit Profesional të Tiranës
Bazuar në urdhërin e MASR, Nr. 91, datë 09.03.2020 si dhe Urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Nr. 135, datë 09.03.2020, Kolegji Profesional i Tiranës vendosi:
1. Ndërprerjen e proçesit mësimor për një periudhë dy-javore në Kolegjin Profesional të Tiranës, nga data 09.03.2020 deri më 23.3.2020, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
2. Për çdo njoftim të dytë, do të zbatohen vendimmarrjet sipas legjislacionit në fuqi dhe do të bëhen njoftimet përkatese.
****
Për çdo lajmërim apo informacione do të jemi në kontakt dhe do të informoheni nëpërmjet komunikimeve në postën elektronike, rrjeteve sociale (Instagram/Facebook) dhe numrave të telefonit të shkollës.
Të ruajmë qetësinë dhe të tregohemi të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes!
Faleminderit!