Shërbime të tjera

Shërbime të tjera:

Tutoriati
Tutoriati është një shërbim që iu ofrohet studentëve të KPT-së dhe synon t’i ndihmojë ata të identifikojnë dhe të arrijnë qëllimet e tyre akademike, t’i mbështesë për të parandaluar ndërprerjen e studimeve ose zgjatjen e tyre përtej kohëzgjatjes normale, si dhe t’i inkurajojë që të përfitojnë nga të gjitha mundësitë që ofrohen në KPT.

Këshillimi akademik
Këshillimi akademik është një proces në funksion të studentëve, për të sqaruar çdo paqartësi ose për të trajtuar çdo vështirësi që mund të haset nga studenti për shlyerjen e detyrimeve në lëndët që ai frekuenton.

Biblioteka


Biblioteka i shërben zhvillimit të procesit mësimor – akademik në përputhje me programet e studimit që ofrohen.
Ajo ka një rregullore e cila është e shpallur në ambientet e saj së bashku me oraret e punës.
Fondi i Bibliotekës synohet të pasurohet periodikisht nëpërmjet abonimeve në biblioteka dhe revista online,
blerjeve të financuara nga KPT, donacioneve etj.
Librat janë të sistemuara sipas disiplinave ku ato bëjnë pjesë.
Orari i shërbimit:
E hënë – E premte 09:00 – 17:00

Libraria:
Libraria gjendet në katin e parë të KPT dhe mbështet punën e stafit akademik në pajisjen me literaturën e duhur të studentëve.
Këtu studentët mund të pajisen me literaturën e nevojshme akademike.
Orari i shërbimit:
Libraria është e hapur nga e hëna në të premte në oraret: 09.00 – 17.00.