Tutoriati
Tutoriati është një shërbim që iu ofrohet studentëve të KPT-së dhe synon t’i ndihmojë ata të identifikojnë dhe të arrijnë qëllimet e tyre akademike, t’i mbështesë për të parandaluar ndërprerjen e studimeve ose zgjatjen e tyre përtej kohëzgjatjes normale, si dhe t’i inkurajojë që të përfitojnë nga të gjitha mundësitë që ofrohen në KPT.
Këshillimi akademik
Këshillimi akademik është një proces në funksion të studentëve, për të sqaruar çdo paqartësi ose për të trajtuar çdo vështirësi që mund të haset nga studenti për shlyerjen e detyrimeve në lëndët që ai frekuenton.
Biblioteka
Biblioteka i shërben zhvillimit të procesit mësimor – akademik në përputhje me programet e studimit që ofrohen. Ajo ka një rregullore e cila është e shpallur në ambientet e saj së bashku me oraret e punës. Fondi i Bibliotekës synohet të pasurohet periodikisht nëpërmjet abonimeve në biblioteka dhe revista online, blerjeve të financuara nga KPT, donacioneve etj.
Librat janë të sistemuara sipas disiplinave ku ato bëjnë pjesë.
Orari i shërbimit:
E hënë – E premte 09:00 – 17:00
Libraria
Libraria gjendet në katin e parë të KPT dhe mbështet punën e stafit akademik në pajisjen me literaturën e duhur të studentëve. Këtu studentët mund të pajisen me literaturën e nevojshme akademike.
Orari i shërbimit:
Libraria është e hapur nga e hëna në të premte në oraret: 09.00 – 17.00.
Kurset e formimit profesional
Me ekpertizën, infrastrukturën, logjistikën dhe burime njerëzore të nevojshme në dispozicion, KPT ofron kurset më cilësore të formimit profesional si më poshtë:
1.Kurs formimi profesional “Sistemet e Ftohjes dhe Kondicionimit”
126 orë mësimore;
2.Kurs formimi profesional “Instalime elektrike civile dhe industriale”
126 orë mësimore;
3.Kurs formimi profesional “Riparues për pajisje elektro – shtëpiake”
132 orë mësimore;
4.Kurs formimi profesional “Sistemet elektronike e elektrike te automjeteve dhe diagnostikimi i tyre”
125 orë mësimore;
5.Kurs formimi profesional “Web development & design”
80 orë mësimore;
Kurrikula në një kombinim perfekt të teorisë me praktikën, laboratorët dhe oficinat e KPT si dhe praktika aftësuese në terren, ofrojnë kualifikime cilësore, bazohen në kërkesat e tregut të punës dhe shoqërisë dhe pajisin kursantët me aftësitë dhe kompetencat e nevojshme praktike dhe profesionale.
Dokumentat për regjistrim
2 Fotografi
Fotokopje e arsimit përkatës
Dokument identifikimi
Pagesa e tarifës së kursit
Për më shumë informacion:
E- mail: kurset@kpt.edu.al
Telefon: 0682016 116