Përse të zgjidhni KPT ?
Disa nga arsyet pse të zgjidhni kolegjin tonë- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
SI TE APLIKOSH
Aplikimi i maturantëve/kandidatëve me formular A1 dhe A1Z për programet e studimit të Kolegjit Profesional të Tiranës bëhet online në Portalin https://ualbania.arsimi.gov.al/
Për programet e studimit me karakter profesional për vitin akademik 2019-2020, nuk do të aplikohen kritere shtesë përtej kritereve ligjore;
Mos Harroni!!!!
Në Kolegjin Profesional të Tiranës nota mesatare e maturës shtetërore nuk është kriter!
Ju duhet të përzgjidhni në listën e preferencave tuaja, programet e studimit të Kolegjit Profesional të Tiranës, në të kundërt nuk mund të regjistroheni dot pranë KPT. Procedura e aplikimeve dhe regjistrimeve në çdo rast bëhet në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi
REGJISTRIMI
Në programet e studimit të Kolegjit Profesional të Tiranës, pranohen për t’u regjistruar shtetas shqiptarë ose të huaj që plotësojnë këto kritere:
1.Kanë aplikuar rregullisht në Portalin e Maturës Shtetërore, kanë zgjedhur si preferencë programet e Kolegjit Profesional të Tiranës dhe janë shpallur fitues;
2.Vërtetojnë me dokument zyrtar mbarimin e shkollës së mesme në Shqipëri ose jashtë shtetit, së bashku me listën e notave (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë);
3.Kryejnë pagimin e tarifës së studimit sipas kushteve dhe përcaktimeve të kontratës përkatëse mes KPT dhe studentit;
4.Dorëzojnë dokumentet e nevojshme për lidhjen e Kontratës së studentit midis tij dhe KPT.
Regjistrimi kryhet pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore dhe Kontratave në KPT.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim
Për t’u regjistruar në njërin prej programeve të studimit që maturanti ka aplikuar dhe është shpallur fitues, kandidati/maturanti duhet të dorëzojë pranë KPT:
Shtetasit shqiptarë:
– Fotokopje të noterizuar të Diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/ diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar nga MAS;
– 2 Fotografi personale;
– Certifikatë familjare
– Dokumentin e identifikimit (fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës);
– Çdo dokument tjetër të përcaktuar si të nevojshëm nga legjislacioni në fuqi dhe KPT;
Shtetasit e huaj/ Shtetasit shqiptarë të cilët kanë mbaruar arsimin e mesëm jashtë Republikës së Shqipërisë
– Certifikatë ose diplomë e shkollës së mesme;
– Transkript të notave të shkollës së mesme;
– Ekuivalentimin e Diplomës që jepet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë;
– Fotokopje të noterizuar të pasaportës.
– Çdo dokument tjetër të përcaktuar si të nevojshëm nga legjislacioni në fuqi dhe KPT.
Tarifat e Studimit
Kolegji Profesional i Tiranës aplikon tarifë standarde studimi 2200 Euro për çdo vit akademik për çdo program studimi.
Pagesa e tarifës së studimit kryhet në llogaritë bankare të Kolegjit Profesional të Tiranës.
Si rregull pagesa e tarifës së studimit kryhet në katër këste.
Bursat
Një nga prioritetet e Kolegjit Profesional të Tiranës është të vlerësojmë punën dhe meritat e çdo studenti dhe në të njëjtën kohë ta motivojmë atë.
KPT ofron bursa ekselence në varësi të mesatares së notave në maturën shtetërore dhe/ose në vitet e studimit në KPT.
Për më shumë informacion na shkruani në info@kolegjiprofesional.edu.al