Zyra e Karrierës, Mbështetjes dhe Informimit të Studenteve

Organizon, menaxhon dhe drejton këshillimin e studentëve në lidhje me procesin akademik dhe çështje të tjera të lidhura me to; Përgjigjet për dhënien e informacionit për personat e interesuar për të ndjekur studimet në KPT; Organizon e koordinon aktivitetet e KPT dhe ato në bashkëpunim me të tretët në mjediset e KPT dhe jashtë tij; Është përgjegjëse për pjesëmarrjen dhe organizimin e panaireve të punës; Bashkëpunon ngushtë me departamentet për organizimin dhe vijueshmërinë e praktikave profesionale të studentëve, për të krijuar ura të forta lidhjeje dhe lehtësimin e integrimit në tregun e punës për studentët si dhe për realizimin e këshillimit të duhur për sa i përket karrierës.

Zyra e Karrierës, Mbështetjes dhe Informimit të Studentëve drejton dhe mbështet në mënyrë të vazhdueshme Këshillin Studentor, i cili është një hallkë e rëndësishme në jetën studentore.

Për të arritur rezultatet e kërkuara kjo Zyrë:

– Inkurajon dhe nxit studentët të marrin pjesë në intershipe të ndryshme si dhe në aktivitete vullnetare dhe jashtëkurrikulare.

– Mban kontakte të vazhdueshme me studentët e diplomuar për të ndjekur ecurinë e tyre të punësimit për ata që janë të punësuar dhe për të ofruar mundësi punësimi dhe këshillim karriere për ata që nuk janë punësuar ende.

– Asiston në përgatitjen e dokumenteve të nevojshme dhe të studentëve për t’u prezantuar denjësisht në intervista pune.

– Në bashkëpunim edhe me departamentet, këshillon studentët lidhur me shqetësimet personale që kanë lidhje me vendimet e karrierës duke i orientuar në kërkimin për punë ose të planifikojnë të tjera kualifikime; ofron mbështetje dhe sqarime për pyetje që ngrenë studentët në lidhje me punësimin, mundësitë e punësimit apo iniciativat në formë start up;

– Ndan dhe menaxhon shpërndarjen e informacionit në lidhje me internshipe, praktika profesionale dhe oferta punësimi te studentët etj.

Kontakt: Jola Osmenaj

jola.osmenaj@kpt.edu.al