KPT Hub

Të jesh student është një përvojë e bukur dhe një moment i rëndësishëm në jetën e çdokujt. Krahas procesit akademik, pjesëmarrjes në organet vendimmarrëse, komuniteti i studentëve të KPT nxitet të jetë pjesë e klubeve studentore të cilat janë forume të rëndësishme të jetës studentore. Në klubet studentore, studentët zhvillojnë talentet e tyre, bëjnë zbatime praktike të projekteve të ndryshme, zhvillojmë aftësitë e tyre personale, mësojnë të punojnë në grup, të ndihen pjesë e diçkaje, të mësojnë për sipërmarrjen e lirë, startup-et,  të fitojnë apo përforcojnë aftësitë ndërpersonale, për një jetë studentore më aktive, të pasur, artistike, kulturore dhe sociale. Studentët inkurajohen të japin idetë e tyre dhe të jenë kreativë!

KPT HUB – Klubi i Inovacionit pranë Kolegjit Profesional të Tiranës bën bashkë talentet në KPT

KPT HUB bashkon studentët, i informon dhe i njeh me zhvillimet më të reja të teknologjisë, i mundëson studentëve që të bëjnë zbatimin në praktikë të dijeve, ndërtimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme në grup ose individualisht, me mbështetjen dhe orientimin nga mentorët përkatës në elektronikë, robotikë, programim etj. KPT HUB është ideuar si nje ambient argëtimi me teknologjinë.

Mentor i Klubit: Ervis QOSE

(na ndiqni në Instagram, Facebook dhe TikTok

1. COPI (Customer Opinion): Eshte një pajisje Feedback e cila ndihmon bizneset apo institucionet të marrin opinione nga klienti, opinione të cilat gjenerohen në formë grafiku.

2. Piktori

3. CNC machine

4. Smart Mirror

5. Google Assistant (Raspbery PI)

1. Autonomous Robot

2. Smart City LORA WAN

3. BIONIC ROBOTIC ARM

4. SMART FARMING (LORA)