Regjistrimi

Në programet e studimit të Kolegjit Profesional të Tiranës, pranohen për t’u regjistruar shtetas shqiptarë ose të huaj që plotësojnë këto kritere:

1.Kanë aplikuar rregullisht në Portalin e Maturës Shtetërore, kanë zgjedhur si preferencë programet e Kolegjit Profesional të Tiranës dhe janë shpallur fitues;

2.Vërtetojnë me dokument zyrtar mbarimin e shkollës së mesme në Shqipëri ose jashtë shtetit, së bashku me listën e notave (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë);

3.Kryejnë pagimin e tarifës së studimit sipas kushteve dhe përcaktimeve të kontratës përkatëse mes KPT dhe studentit;

4.Dorëzojnë dokumentet e nevojshme për lidhjen e kontratës së studentit midis tij dhe KPT.

Regjistrimi kryhet pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore dhe Kontratave në KPT.

Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim
Për t’u regjistruar në njërin prej programeve të studimit që maturanti ka aplikuar dhe është shpallur fitues, kandidati/maturanti duhet të dorëzojë pranë KPT:

Shtetasit shqiptarë:
– Fotokopje të noterizuar të Diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/ diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar nga MAS;
– Certifikatë familjare
– Dokumentin e identifikimit (fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës);
– Çdo dokument tjetër të përcaktuar si të nevojshëm nga legjislacioni në fuqi dhe KPT;

Shtetasit e huaj/ Shtetasit shqiptarë të cilët kanë mbaruar arsimin e mesëm jashtë Republikës së Shqipërisë
– Certifikatë ose diplomë e shkollës së mesme;
– Transkript të notave të shkollës së mesme;
– Ekuivalentimin e Diplomës që jepet nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë;
– Fotokopje të noterizuar të pasaportës.
– Çdo dokument tjetër të përcaktuar si të nevojshëm nga legjislacioni në fuqi dhe KPT.