Shërbimet
Sekretaria Mësimore është një nga njësitë më të rëndësishme në funksionimin e Kolegjit Profesional të Tiranës dhe koordinimin e raportit midis komunitetit studentor dhe stafit akademik.
Sekretaria Mësimore drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Akademik dhe përbëhet nga Koordinatoret e Departamenteve;
Sekretaria Mësimore është përgjegjëse për çështjet e organizimit dhe të administrimit të procesit akademik të mësimdhënies në KPT; Mban kontakte të rregullta me Departamentet dhe studentët; Mbikëqyr procesin e transferimit, të mobilitetit, të ndërprerjes dhe të rifillimit të studimeve në KPT sipas akteve rregullatore të KPT; Trajton administrativisht të gjitha kërkesat/ankesat e studentëve që lidhen me aspekte administrative dhe akademike, dhe i përcjell ato me sqarimet e nevojshme tek autoriteti përkatës.
Zyrat e Sekretarisë Mësimore janë të hapura çdo ditë nga ora 9:00 deri 16:30.
Kontakt:
Bujana Curraj
Sekretar i Përgjithshëm Akademik i KPT
E-mail: bujana.curraj@kpt.edu.al
Norda Kocaqi
Koordinatore e Departamentit të Teknologjisë së Informacionit
E-mail: norda.kocaqi@kpt.edu.al
Megi Guzja
Koordinatore e Departamentit të Elektro Mekanikës dhe Sistemeve të Aplikuara
E-mail: megi.guzja@kpt.edu.al