DAP

Dëshmi Aftësie Profesionale

Fito të drejtën për Dëshmi Aftësie Profesionale DAP – Për Autoriparime me diplomën e Kolegjit Profesional të Tiranës!

Pas marrjes së diplomës në KPT, të gjithë studentëve të programit të studimit “Teknologji Automjetesh” ose “Elektro mekanikë”, Ju lind e drejta për t’u pajisur me Dëshmi Aftësie Profesionale të Përgjegjësit Teknik të Veprimtarisë së Autoriparimit pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) (https://www.dpshtrr.al/sherbime/individe/deshmi-dhe-certifikata) dhe të ushtrojnë profesionin në veprimtaritë përkatëse të autoriparimit në plotësim të detyrimeve të Ligjit Nr. 9573, datë 03.07.2006 “Për autoriparimin, shitblerjen, depozitimin e mjeteve rrugore me motor, të rimorkiove dhe pjesëve të tyre të dala jashtë përdorimit ose të braktisura dhe për veprimtaritë që lidhen me to”, të ndryshuar, (Kategoria VII.3.B.1)

Zgjidhni Kolegjin Profesional të Tiranës dhe përfitoni mundësitë më të mira profesionale për të ardhmen tuaj!

Studentët e Kolegjit Profesional të Tiranës, të cilët pas përfundimit të programeve të KPT “Elektro-Mekanikë” ose “Teknologji Automjetesh” janë pajisur me Dëshminë e Aftësisë Profesionale (DAP).

Denis Denija

Arben Dalani