Teknologji Ajrimi dhe Kondicionimi

Programi përgatit profesionistë në fushën e asistencës në projektim, zbatim dhe mirëmbajtje të sistemeve të Ngrohjes, Ftohjes, Ventilimit dhe Ajrit të Kondicionuar (HVAC). Programi aftëson studentët të përdorin konceptet dhe ligjësitë bazë teorike dhe praktike dhe të kenë shprehitë e nevojshme për të zgjidhur problemet teknike që do të hasin gjatë punës në profesionin e tyre

Bazat e hidraulikës

Ngrohje dhe sistemet ngrohëse

Ftohja dhe sistemet ftohëse

Fluidet ftohëse, (Njohja dhe operimi me fluidet ftohëse)

Ventilimi dhe ajri i kondicionuar

Qarqet elektrike dhe elektronike në sistemet HVAC

Simulime kompjuterike në laborator për HVAC.

njohuri teknike në fusha të ndryshme të impianteve për ngrohje, ftohje dhe ajër të kondicionuar

aftësinë për përzgjedhjen, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve në sektorin e banesave, qendrave multifunksionale e komerciale

aftësitë dhe njohuritë për asistencën në projektim, operimin dhe në hartimin e mirëmbajtjes së sistemeve mjedisore të HVAC

aftësi praktike, duke punuar në kaldajat, kondicionerët, pajisjet ftohëse industrial dhe laboratorike; njohuritë mbi instalimet elektrike dhe qarqet e kontrollit në sistemet HVAC

aftësi për të zhvilluar procedurat e montimit, vënies në punë, riparimit dhe mirëmbajtjes të sistemeve HVAC

garanton mbrojtjen në punë dhe ruan mjedisin, sidomos gjatë përdorimit të fluideve ftohëse.