Projektet dhe Kërkimi i Aplikuar
Ndërkombëtarizimi
KPT synon të shndërrohet në një qendër të risive teknologjike, në një institucion inovativ në mënyrën e të mësuarit apo të ofrimit të programeve të reja të studimit, bazuar dhe në kërkesat e tregut, në një qendër të rëndësishme dhe pikë referimi kombëtare e rajonale në bashkëpunimin dhe promovimin e vlerave zhvilluese e qytetare të arsimit të lartë profesional dhe jo vetëm. Arsimi i lartë profesional ka një natyrë ndërdisiplinore. Për këtë arsye, ai do të shërbejë si një nxitës i sfidave për kërkuesit shkencorë.
KPT synon të jetë pjesë e rrjeteve dhe projekteve të bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë në BE, OECD,etj., si dhe të kontribuojë në lidhje më të gjera e specifike me IAL-të e rajonit të Evropës juglindore.
KPT synon organizimin dhe ofrimin e trajnimeve me institucione të arsimit të lartë.
KPT synon përfshirjen në projekte në kuadrin e projekteve evropiane të arsimit të lartë, profesional, që targetojnë zhvillimin e stafit akademik, mobilitetin e pedagogëve dhe studentëve, aplikimin e standardeve evropiane të cilësisë, organizimin e eventeve të ndryshme, pajisjen e mjediseve mësimore dhe laboratorëve me zërat më të fundit të teknologjisë dhe maksimizimin e tyre jo vetëm si mjete mësimore didaktike por si inkubatorë të projekteve të së ardhmes, ndarjen e përvojave më të mira etj.
KPT inkurajon një kulturë të ndarjes së njohurive, dijeve dhe praktikave më të mira dhe mbështet lëvizshmërinë e stafit dhe studentëve në institucionet homologe, universitete dhe sektorë të tjerë.
Në këtë kuadër të ndërkombëtarizimit dhe të rrjeteve për zhvillimin e partneritetit, në përputhje me Strategjinë e Zhvillimit të Kolegjit Profesional të Tiranës 2015 – 2020:
– KPT ka hartuar Strategjinë e Ndërkombëtarizimit
– KPT ka krijuar me qëllim krijimin, zhvillimin dhe aplikimin për projekte ndërkombëtare, partneritete strategjike, aplikimet për grante etj., duke përdorur dhe avantazhin e zhvillimeve teknologjike;
– KPT ka pajisur laboratorët e ofiçinat e tij me pajisje që përfaqësojnë teknologji moderne, si Polytech, Dataman, të cilët pasurohen vazhdimisht;
– Ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Thesalisë dhe 3 IAL në rang vendi;
– Është pjesë aktive e Platformës COORP
– Ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me “Dekra Akademie Kft” në kuadër të së cilës KPT do të bëjë trajnimin e specialistëve në fushën sigurisë kibernetike (cybersecurity)në kuadër të migrimit të ekspertëve nga Republika e Shqipërisë drejt punëdhënësve në Republikën Federale të Gjermanisë.
STRATEGJIA E KPT PER NDËRKOMBËTARIZIMIN
Kolegji Profesional i Tiranës ka miratuar Strategjinë e Zhvillimit 2015 – 2020, e cila do ta udhëheqë Kolegjin Profesional të Tiranës drejt sfidave të reja të ofruara nga tregu i punës, duke mbështetur vizionin, misionin, prioritetet dhe objektivat, si dhe sigurimin e suksesit për studentët tanë.
Në kuadër të kësaj Strategjie, dhe nisur nga vizioni dhe misioni i saj, KPT synon:
– të jetë një lider në ofrimin e arsimit profesional duke dhënë kontributin e tij për zhvillimin ekonomik të vendit, duke krijuar profesionistë të aftë në shërbim të shoqërisë dhe ekonomisë sonë.
– të jetë një urë lidhëse midis edukimit akademik dhe trajnimit profesional, duke i ndihmuar studentët në integrimin sa më lehtë në tregun e punës.
– të jetë një qendër, ku profesionistët e rinj të vendit të njihen me inovacionet që bëjnë pjesë në programet e studimit të ofruara nga KPT.
Prioritetet dhe objektivat në bashkëpunimin dhe kooperimin ndërkombëtar 2015 – 2020 janë:
– Shndërrimi i KPT-së në një qendër të risive teknologjike, në një institucion inovativ në mënyrën e të mësuarit apo të ofrimit të programeve të reja të studimit, bazuar në kërkesat e tregut, në një qendër të rëndësishme dhe pikë referimi kombëtare e rajonale në kooperimin akademik dhe promovimin e vlerave zhvilluese e qytetare të arsimit të lartë. Arsimi i lartë profesional ka një natyrë ndërdisiplinore. Për këtë arsye, ai do të shërbejë si një nxitës i sfidave për kërkuesit.
– Krijimi i raporteve të ngushta bashkëpunuese me institucionet e ngjashme në rajon dhe më gjerë. Mundësimi i trajnimeve kombëtare dhe ndërkombëtare të stafit dhe shkëmbimit të përvojave më të mira; Nxitja e zhvillimit të projekteve të përbashkëta me institucione homologe dhe/ apo bizneset në vend dhe jashtë;
– Pjesëmarrja në evente të ndryshme ndërkombëtare, grupime, shoqata me interesa të përbashkëta duke shfrytëzuar eksperiencat më të mira dhe duke i prezantuar ato për faktorët dhe aktorët e interesuar.
– Pjesëmarrja në rrjete dhe projekte të bashkëpunimit me strukturat dhe institucionet e arsimit të lartë në BE, OECD,etj., sidomos me IAL e rajonit të Evropës juglindore, ato të hapësirës shqiptare në Kosovë e Maqedoni.
– Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në shoqëri; nxitja dhe ndërgjegjësimi i tyre në lidhje me inovacionet, mjedisin etj. Promovimi i inovacioneve, kreativitetit, sipërmarrjes dhe përdorimit të teknologjive të reja.
– Përfshirja në sa më shumë projekte zhvilluese akademike e profesionale në kuadrin e projekteve evropiane të arsimit të lartë, për zhvillimin e stafit akademik, mobilitetin e pedagogëve dhe studentëve, aplikimin e standarteve europiane të cilësisë, organizimin e konferencave dhe eventeve të përbashkëta, shkëmbimin e botimeve akademike nga autorë të njohur, përmirësimin e vazhdueshëm të kurrikulave, pajisjeve, mjediseve mësimore dhe laboratorëve, etj.
– Dhënia e mbështetjes “Zyrës IT dhe Projekteve”, për t’u përfshirë në projekte dhe programe që targetojnë zhvillimin, që kanë përqasje të reja për përdorimin dhe mësimin nëpërmjet teknologjive të reja, politikave dhe aktiviteteve, që ndihmojnë zhvillimin e stafit akademik e administrativ si dhe studentët. Zyra ndjek aplikimet dhe zbatimet e projekteve me partnerë dhe donatorë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe zgjerimin e gamës së këtyre të fundit.