Studio në KPT
Përse të zgjidhni KPT ?
Disa nga arsyet pse të zgjidhni kolegjin tonë- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Në një botë që ndryshon, një profesion i vërtetë është një e ardhme e sigurt! Një profesion është për sot, për nesër dhe përgjithmonë!
KPT ofron arsim të lartë profesional 2 vjeçar dhe përgatit profesionistë të aftë në shërbim të shoqërisë dhe ekonomisë sonë.
Në KPT bëheni gati për tregun e punës brenda një kohe të shkurtër.
Programet tona të studimit garantojnë punësimin sepse:
- janë profesionet që kanë përqindjen më të lartë të punësimit;
- janë ndërtuar mbi parime praktike që u përgjigjen kërkesave të punëdhënësve dhe tregut të punës brenda dhe jashtë vendit;
përgatisin studentët edhe për studimet universitare;
80% e studentëve të punësuar.
Stafi i KPT, stafi më i mirë - një kombinim brezash e përvojash të shquara akademike dhe profesionistë të rinj të orientuar drejt praktikës, të cilët me metodologjitë moderne të mësimdhënies, praktikat në laboratorë, në terren dhe këshillimin akademik, do të drejtojnë udhën tuaj drejt profesionit të vërtetë.
KPT - i vetmi institucion i arsimit të lartë që ofron laboratorë modernë të markave lider në Europë, ofiçina dhe programe që stimulojnë praktikën në terren për një kombinim sa më efektiv të teorisë me zbatimin praktik të dijeve të marra
KPT është një urë lidhëse midis edukimit akademik dhe trajnimit profesional që ndihmon studentët në integrimin sa më lehtë në tregun e punës;
Falë projekteve ndërkombëtare, KPT ofron:
- mundësi internshipi për studentët në vendet e Bashkimit Europian.
- shkëmbim akademik për studentët dhe stafin me partnerë të ndryshëm europianë
Në KPT jo vetëm mësim! Në KPT i kushtohet vëmendjen zhvillimit të veprimtarive ekstrakurrikulare, veprimtarive sportive, argëtuese etj.