Teknologji Ndërtimi

Programi përgatit profesionistë në fushën e ndërtimit, si pjesë përbërëse e zinxhirit zbatues dhe supervizues të veprave të ndryshme inxhinierike.

Njohuritë e nevojshme për të lexuar dhe zbatuar projektet e detajuara teknike

Njohuri për teknologjitë bashkëkohore të ndërtimit, për vetitë e materialeve të ndërtimit dhe mënyrën e aplikimit korrekt në vepër

Njohuritë bazë në lidhje me llogaritjet e thjeshta inxhinierike

Njohuri të avancuara të programeve inxhinierike vizatuese në ndihmë të përpunimit dhe detajimit të projekteve arkitektonike, inxhinerike, etj

Njohuritë në lidhje me testet standarde dhe të avancuara për materialet e ndërtimit, dherat, monitorimet gjeoteknike dhe kontrollin e cilësisë së punimeve në projekte infrastrukturore

Mundësi për të hyrë në tregun e punës në fushën e zbatimit të projekteve ndërtimore të kategorive të ndryshme, duke përfshirë edhe projektet e rikonstruksioneve dhe mirëmbajtjes së veprave.