Kushtet e Përdorimit

Kolegji Profesional i Tiranës (KPT )disponon faqen zyrtare www.kolegjiprofesional.edu.al (Faqja Zyrtare). Me anë të Faqes Zyrtare, KPT transmeton dhe mbledh informacione.

Të gjithë ju që aksesoni Faqe Zyrtare – www.kolegjiprofesional.edu.al duhet të bini dakord me këto Kushte Përdorimi. Ju lutem mos vijoni të aksesoni dhe të navigoni në Faqen Zyrtare nëse nuk jeni dakord me to. Në të kundërt, do të quhet se e keni pranuar këto Kushte.

KPT përdor këtë faqe interneti me qëllim dhënien e informacioneve që lidhen me veprimtarinë dhe aktivitetin e tij, organizimin, misionin, vizioni, transparencwn etj në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi, mundësitë për të qenë pjesë e komunitetit KPT si staf ose student, për të kontaktuar dhe vizituar KPT nga afër etj. KPT synon që informacioni i publikuar në faqen e internetit të jetë i plotë dhe i përditësuar dhe nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim (humbje financiare, humbjen e të ardhurave, etj) të cilat rezultojnë nga përdorimi në çfarëdo forme dhe për çfarëdo qëllimi i faqes së internetit të KPT apo lidhjeve në faqe të tjera, të përfshira në faqen e internetit të KPT.

KPT ruan të drejtën e pronësisë dhe të drejtave të tjera për këtë faqe internet dhe të materialeve të publikuara në të.

Përdorimi i kësaj faqeje interneti nënkupton pranimin e Kushteve të Përdorimit të cilat lexohen së bashku me Politikën e Privatësisë dhe që janë të aplikueshme në tërë përmbajtjen e kësaj faqeje interneti. Në rast se vizitori/përdoruesi i internetit nuk është dakord me ndonjë pjesë të këtyre Kushteve, vizitori/përdoruesi duhet të dalë nga kjo faqe interneti dhe të mos bëjë asnjë përdorim të mëtejshëm të saj.