Rreth Nesh
I PARI INSTITUCION I ARSIMIT TË LARTË PROFESIONAL!
Kolegji Profesional i Tiranës është themeluar në vitin 2015 si risi e veçantë në fushën e arsimit të lartë. Kolegji Profesional i Tiranës ofron programe studimi të larta profesionale, me kohë të plotë, të akredituara që zgjasin 2 vjet me 120 kredite. Profesionet që kanë përqindjen më të lartë të punësimit, janë ato që KPT ofron për studentët.
Historia jonë është histori suksesi: prej disa vitesh në treg, akreditim ndërkombëtar, qindra të diplomuar, përqindje e lartë punësimi, stafi më i mirë, metoda mësimdhënie moderne të ndërthurura me praktikën, fitues në disa projekte ndërkombëtare.
KPT është akredituar si institucion i arsimit të lartë nga ASCAL në bashkëpunim me Agjencinë e Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar.
DEPARTAMENTI TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT:
Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
Elektronikë
Database dhe Web Design
Teknologji e Instalimeve Elektrike
Administrim Zyre
DEPARTAMENTI I ELEKTRO – MEKANIKËS DHE SISTEMEVE TË APLIKUARA:
Elektro – Mekanikë
Teknologji Automjetesh
Mekatronikë
Teknologji Ajrimi dhe Kondicionimi
Gjeodezi
Teknologji Ndërtimi
AKREDITIMI INSTITUCIONAL
Kolegji Profesional i Tiranës është akredituar si institucion i arsimit të lartë me Vendimin e Bordit të Akreditimit nr. 66, datë 21.09.2017 “Për akreditimin e parë të institucionit të arsimit të lartë “Kolegji Profesional i Tiranës”, proces i cili u realizua nga ASCAL në bashkëpunim me Agjencinë e Garantimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar.
Akreditimi i programeve
Programet e studimi të Kolegjit Profesional të Tiranës janë programe studimi të Akredituara, përkatësisht si më poshtë:
– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 80, datë 21/09/2017,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Teknologji Automjetesh”.
– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 81, datë 21/09/2017,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Elektro Mekanikë”.
– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 82, datë 21/09/2017,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Teknologji Ajrimi dhe Kondicionimi”.
– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 83, datë 21/09/2017,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Elektronikë”.
– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 13, datë 30/03/2018,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Database dhe Web Design”.
– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 14, datë 30/03/2018,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”.
– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 15, datë 30/03/2018,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Gjeodezi”.
– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 16, datë 30/03/2018,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Mekatronikë”.
– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 16 datë 02/03/2019,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Teknologji Ndërtimi”;
– Vendimi i Bordit të Akreditimit Nr. 17 datë 02/03/2019,
“Për akreditimin e parë të programit të studimit 2 vjeçar me karakter profesional, pas arsimit të mesëm në “Teknologji e Instalimeve Elektrike”;