Në një shoqëri ku ritmet e zhvillimeve teknologjike janë të larta, dijet dhe aftësitë profesionale janë të rëndësishme në një treg pune dhe ambiente pune gjithnjë e më shumë të lidhura me teknologjinë dhe mundësitë e shumta që ajo ofron.
Zhvillimet teknologjike dhe dinamika e tyre kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe në aktivitetet e zyrës, në sektorin publik dhe atë privat, në aspektin e çështjeve organizative. Programi i studimit me karakter profesional “Administrim zyre” pajis studentin me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme teorike dhe praktike për një mjedis zyre modern mbështetur në 3 aftësime kryesore:
a. Aftësim kompjuterik dhe informatik
b. Aftësim ekonomiko – ligjor aplikativ
c. Aftësimi administrativ