Programi përgatit specialistë në zbatimin e metodologjive në fushën e diagnostikimit të defekteve, në riparimin e defekteve dhe servis automjetesh.
Programi fokusohet në:
- Ndërtimin e motorave dhe agregateve të tjera të automjetit / llogaritjet
- Diagnostikimin
- Dinamikën e automjetit
- Sistemet ndihmëse.
Programi pajis studentin me:
- njohuri të thella tekniko-aplikative të nivelit profesional dhe praktik, që kërkohen nga fusha të ndryshme të ndërtimit dhe shërbimit të automjeteve;
- aftësi për të hyrë menjëherë në tregun e punës të industrisë dhe servisit të automjeteve.
- njohuri të plota mbi shërbimet, riparimet dhe ndërtimin e automjeteve;
- eksperiencë profesionale në laboratorët e shkollës, e nevojshme për të pasur sukses në punë.
- aftësi për të zhvilluar procedurat e vënies në punë, e montimit, riparimit dhe shërbimet e ndryshme të pjesëve të automjetit, duke filluar nga motori, pompat e naftës, sistemet elektrike etj.
Mundësitë e punësimit pas diplomimit
Të diplomuarit në këtë program studimi kanë mundësi të punësohen fushat që lidhen me shërbimin, riparimin, testimin e automjeteve, konsulencën në lidhje me automjetet, si menaxher ose konsulent shitjesh të automjeteve:
- në departamentet e shërbimit të automjeteve
- në departamentet e menaxhimit të pjesëve të këmbimit
- në fushën e import-eksportit të automjeteve dhe pjesëve të këmbimit të tyre.
- si profesionist i lirë në fushën e tregtisë dhe mirëmbajtjes së automjeteve.
No comment yet! You will be the first to comment.