Njohuri për shërbimet e matjeve profesionale në fushën e gjeodezis
Aftësi për përdorimin e instrumenteve modern të precesionit të lartë, për matjen dhe regjistrimin e distancave, këndeve, koordinatave, si dhe pajisjet e Sistemit Satelitor te Navigimit Global, (GNSS)
Njohuri dhe teknika praktike të matjeve, si dhe njohjen me teoritë që karakterizojnë rilevimet
Aftësi praktike profesionale përmes punës së supervizuar në terren, laboratorë me pajisjet më të sofistikuara, projekte e detyra, të programuara për të njohur studentin me rilevimin në terren
Aftësi për të punuar me pajisje moderne, harduer dhe softuer
Aftësi që mundësojnë futjen në tregun e punës në fushën e zbatimit të projekteve, veprave inxhinierike, ndërtimit të rrugëve, mirëmbajtjes dhe rikonstruksionit të objekteve ndërtimore të tipologjive të ndryshme
Aftësi në hartimin e planeve të rilevimit
Aftësi në monitorimin e objekteve dhe veprave të artit pasi janë ndërtuar
Njohuri dhe aftësi në përdorimin e softeve inxhinierike që shërbejnë për përpunimin e të dhënave, si Autocad Civil, Arcgis, etj. Njohuri dhe aftësi mbi përdorimin e pajisjeve : Total Station, Marres GNSS, Nivel, Laser rotator, etj. Aftësi në mbikëqyrjen e punimeve topo-gjeodezike, si dhe menaxhimin e punës në terren.