Kërkimi

KPT i kushton vëmendje kërkimit shkencor të aplikuar në përputhje me natyrën e institucionit.

KPT gëzon liri akademike në procesin mësimor, në përputhje me Ligjin Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.

KPT garanton lirinë akademike që shprehet në respektimin e shumëllojshmërisë së opinioneve, ideve, metodave dhe garantimin e zhvillimit të lirë, kritik e krijues të mësimdhënies e organizimit të saj.

Meqenëse Institucioni përkon me Nivelin 5 në Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve, fokusi është në krijimin e specialisteve profesionistë. Elementët e kërkimit shkencor janë të inkorporuar te procesi i mësimdhënies si dhe në marrëveshjet me IAL-të e tjera, ku është përcaktuar dhe kërkimi shkencor si fushë bashkëpunimi. Për këtë arsye, KPT nxit dhe stimulon çdo iniciativë për kërkimin shkencor dhe rritjen akademike të stafit, si dhe rritjen e cilësisë në arsim.

KPT është pjesë e Konferencës së Rektorëve si një forum aktiv i koordinimit dhe zhvillimit të arsimit të lartë. Puna kërkimore e personelit akademik përcaktohet nga Departamenti në kuadër të akteve rregullatore të KPT.

a. Kontributi individual i secilit pedagog në kërkimin që zhvillohet në institucione jashtë KPT, brenda apo jashtë vendit, ku është përfshirë me miratim nga KPT

b. Ofrimi i një projekti specifik inovacioni strategjik për një biznes/ industri organizatë sipas ekspertizës ku është përfshirë me miratim nga KPT

c. Botimi i artikujve, librave, monografive etj. me objekt shkencor, si autor i vetëm apo pjesë e një grupi autorësh

d. Paraqitje referatesh, kumtesash apo ligjëratash në konferenca

e. Përpunim metodologjish dhe modelesh për punë për KPT apo për të tretët, etj

f. Dhënie ekspertize sipas fushës së kompetencës për KPT apo i kontraktuar nga të tretët nëpërmjet KPT, ose nëpërmjet projekteve të KPT

g. Raporte shkencore mbi zhvillime brenda apo jashtë vendit, të kontraktuar nga të tretët nëpërmjet KPT

h. Policy Paper të hartuar për KPT, apo të kontraktuar nga të tretët

i. Punë kërkimore që kontribuon për zhvillimin e aktiviteteve akademike si plane / programe mësimore/ kurrikula / legjislacion për KPT apo i kontraktuar nga të tretët nga KPT etj

j. Përkthime dhe redaktime të botime sipas fushës së ekspertizës